Serbët paralajmërojnë bllokim të rrugëve në drejtim të Kosovës

5 Shkurt 2024, 09:28Rajoni TEMA
Serbët paralajmërojnë bllokim të rrugëve në

Shoqata e Serbëve të Zhvendosur të Kosovës njoftoi se të hënën (5 shkurt) nga ora 12:00 deri në ora 15:00 do të bllokojnë rrugët që lidhin Kosovën dhe Serbinë “për të gjitha automjetet që drejtohen nga shqiptarët” që kalojnë përmes pikëkalimit kufitar Kosovë-Serbis në Merdarë, drejt Kurshumlisë, Nishit, Beogradit dhe Suboticës, gjegjësisht në mbarë territorin serb.

“Rrugët do të jetë të bllokuara çdo të hënë për tre orë nga ora 12:00 deri në ora 15:00 derisa të ndalet terrori i përditshëm ndaj popullit serb në Kosovë.

Terrori që po përjeton populli serb dhe populli tjetër joshqiptar është bërë i padurueshëm dhe është shumë afër një konflikti me pasoja të pallogaritshme”, thuhet në njoftimin për shtyp të Shoqatës së Serbëve të Zhvendosur.

 

Lini një Përgjigje