Shaip Kamberi mbetet jashtë Parlamentit të Serbisë

28 Maj 2022, 09:09Rajoni TEMA

Shaip Kamberi mbetet jashtë Parlamentit të Serbisë

Shaip Kamberi nuk ka mundur ta fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë, raportojnë mediat në Kosovë.

Kamberi thuhet se ka mbetur jashtë Parlamentit serb për një numër shumë të vogël votash.

Kjo është e hera e tretë që përsëriten zgjedhjet në njësinë numër 6 në Tërnoc të Bujanovcit.

Për herë të dytë, zgjedhjet në Tërnoc u zhvilluan më 28 prill, ku Kamberi nuk arriti që të fitojë mandatin e deputetit.

Kamberi kishte kërkuar ripërsëritje të votimit, pasi sipas tij këto zgjedhje u karakterizuan me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të pasivizimit të adresave.

2 Komente

  1. k
    kthhh

    Numri popullsise shqiptare ne Serbi eshte pothuajse i njejte me ate te Serbve ne Kosove. Serbet ne Kosove kane te garantuar me kushtetute 10 vende ne parlament.Shqiptaret ne Serbi zero.Ju dhjefsha politiken e jashtme ne Shqiperi e Kosove.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hasani

      Po cfare qytetaresh si nuk ja toren fare thirrjen e kurtit dhe bene veprimin e kundert.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje