Shpërthim i fuqishëm në fabrikën në Serbi, 1 i vdekur dhe disa të plagosur

16 Janar 2024, 13:00Rajoni TEMA
Shpërthim i fuqishëm në fabrikën në Serbi, 1 i vdekur

Një fabrikë në Serbi është përfshirë nga flakët pas një shëprthimi të fuqishëm, ndërsa për pasojë ka ndërruar jetë një punonjës dhe janë plagosur katër të tjerë.


Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur në fabrikën “Trail” në Krushevc, ndërsa të plagosurit janë dërguar nën kujdesin mjekësor.

Sipas mediave serbe pas shpërthimit, shkaku i të cilit është ende i paditur, fabrika është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të mëtejshme.

Autoritetet përkatëse ende po punojnë për sigurimin e perimetrit dhe shuarjen e flakëve në fabrikë.

Lini një Përgjigje