Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi thotë se në këtë proces duhet të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ku përmes parimit të reciprocitetit të trajtohen të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike
Sipas tij, shqiptarët në Luginë u janë nënshtruar një diskriminimi sistematik nga autoritetet serbe, shkruan KosovaPress.
“Ajo çfarë për ne është e rëndësishme, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të trajtohet çështja e Luginës së Preshevës.
Këtë e ka bërë deri më tani dhe shpresojmë se hapat e tjerë në qasje sa programatike, po aq sistematike të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që nënkupton përfshirjen edhe çështjes politiko-juridike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Për ne është e rëndësishme reciprociteti. Përmes reciprocitetit nënkuptohet barazia dhe ajo nënkupton trajtimin e të drejtave të pakicave në mënyrë simetrike”, theksoi ai.
Kanë shumë të drejtë. Nuk e di pse ky I gjati ynë nuk flet shumë për Preshevën.