S'ka kohë CIA për ty - Hill i përgjigjet Vuçiç-it

17 Maj 2023, 22:20Rajoni TEMA

S'ka kohë CIA për ty - Hill i përgjigjet

Ambasdori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në një intervistë për televizionin serb “Nova Tv”, ka komentuar pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se gjoja artikulli i revistës së “New York Times”, i cili zbuloi lidhjet e tij me botën e krimit në Serbi, ishte mesazh nga Agjencia Qendrore e Intelegjencës Amerikane (CIA) për shkak të problemeve me Kosovën.

“Me gjithë respektin për presidentin tuaj, CIA ka një sërë detyrash. Ata merren me sigurinë kombëtare, së bashku me Presidentin dhe Kongresin e SHBA-ve, por CIA nuk ka asnjë përgjegjësi të ndihmojë ‘New York Times’ të shkruajë artikuj, kështu që unë nuk nuk mendoj se kjo është e drejtë për CIA-n”, tha diplomati amerikan kur është pyetur nëse kishte ndonjë grimcë të drejte presidenti serb.

Edhe redaksia e revistës javore amerikane “New York Times”, nëpërmjet një përgjigje me shkrim për gazetën opozitare serbe “Nova”, demantoi pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili, përveç se i cilësoi gënjeshtra pohimet e ngritura në një artikull të gjatë të revistës në fjalë për lidhjet e tij me botën e krimit, në një intervistë për televizionit pro-qeveritar, tha se e njëjta ishte porositur para pesë muajsh dhe atë e kanë hartuar njerëzit në Serbi.

“Artikulli i The New York Times Magazine mbi gjyqin serb dhe lidhjet midis lidershipit më të lartë të vendit dhe bandave të dhunshme të drogës bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, transkripta gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Worth [autori i artikullit]. Çdo pretendim tjetër është i rremë”, thuhej në përgjigjen e prestigjiozes amerikane për gazetën serbe, si formë reagimi ndaj akuzave të presidentit serb.

“Teksti i pakuptimtë në ‘The New York Times’ është porositur para pesë muajsh dhe e kanë hartuar njerëzit këtu (në Serbi). Nuk e ka shkruar atë njëfarë amerikani, gazetar i pavrur, që e kanë gjetur diku. Në tekst janë të gjitha gënjeshtrat që i kanë publikuar këtu për ta fshehur bashkëpunimin e tyre me klanin e Belivukut”, tha Vuçiç duke theksuar se është fshehur fakti se dy nga dëshmitarët kanë pohuar se është përgatitur njëfarë “komploti” ndaj tij.

Artikulli i së përjavshmes amerikane “New York Times” për qeverinë mafioze në krye të Serbisë, bëri bujë të madhe në mesin e politikanëve, diplomatëve dhe vëzhguesve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Autori i artikullit, Robert Worth, solli në qendër të vëmendjes – sërish – lidhjet e dyshimta të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me huliganin dhe trafikantin e drogës, Veljko Belivuk, i cili ka kohë që është subjekt i hetimeve në Serbi.

Aritkulli zbuloi përpjekjet shumë-vjeçare të Vuçiç-it për “kontroll të plotë mbi pothuajse çdo aspekt të jetës publike” në Serbi dhe gjurmoi qartë lidhjet e tij me grupet mafioze, kriminelët e luftës, huliganët serbë të futbollit, të cilët sipas “The New York Times” janë përfshirë në politikën e paqëndrueshme të Ballkanit Perëndimor dhe ndihmuan nxitjen e kryengritjeve serbe në vendet tjera të rajonit, përfshirë ato në veri të Kosovës.

“Rreziqet më të dukshme sot janë të përqendruara në Kosovë, që gjendet nga ana jugore e Serbisë, që banohet me shqiptarë, por që përmban edhe ‘xhepa’ me shumicë serbe, veçanërisht në veri. […] Skenari që mban zgjuar gjatë natës liderët perëndimorë është pak a shumë kështu: Vuçiç, duke përmendur një rrezik për minoritetin serb, dërgon trupa përtej kufirit dhe anekson veriun e Kosovës. Serbët në pjesë të tjera të rajonit pastaj largohen nga shtëpitë e tyre ose kërkojnë më shumë ndryshime kufijsh”.

Krejt në fund, në këtë artikull/hulumtim thuhet se presidenti serb e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm problemin e bandave mafioze në Serbi duke krijuar një mjedis në të cilën linja e paqartë mes krimit të organizuar dhe shtetit shkon në avantazhin e tij. Rasti i Belivuk ka hedhur dritë mbi disa çështje të brendshme të shtetit serb – bazuar në hetimet që janë bërë – ai del të ketë lidhje me zyrtarë të lartë në Beograd. E, në krye të kësaj – sigurisht – është kreu i shtetit serb dhe Partia Progresiste Serbe.

James Rubin, i njohur si “dora e djathtë” e Madeleine Albright dhe ish-kryezëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, tashmë udhëheqës i Qendrës Globale të Angazhimit që përbën organin kryesor të DASH-it për të ekspozuar dhe për t’iu kundërvënë propagandës dhe dezinformimit, propozoi “lexim brutal” të artikullit me titull: “Presidenti, Huliganët e Futbollit dhe një ‘Shtëpi e Tmerreve’ e Botës së Krimit”.

Albanian Post qysh në korrik të vitit 2021 pati raportuar për lidhjet personale të Vuçiç-it me bandat mafizoze në Serbi. Arrestimi i kriminelit famëkeq, Veljko Belivuk, kishte bërë bujë të madhe në atë kohë, pasi udhëheqësi i grupit mafioz “Jeniçerët” –  emër i mercenarëve ballkanas në kohën e Perandorisë Osmane – deklaroi para Prokurorisë Speciale të Serbisë se ai ka kryer shumë punë për presidentin serb.

3 Komente

  1. S
    Shmil Gostivari

    Një i marrë hedh një gurrë, njëmijë budallenj qeshin, një i mencur e di se cka e pret e nuk merret me gurin, por me të marrin Vucic dhe ia mbyllën gojën e qenit të keq të mahallës. Po ti Hil ku e ke vendin këtu? Bëhesh se nuk e di, ose nuk e di! Helmoni qenin, lerëni fqinjët të bëjnë gjumin rehat.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miku yt

      Or Shmil Gostivari qe nuk le vend pa kritikuar Ameriken, leri fabulat dhe romuzet dhe shiko qe Hill edhe pse eshte ambasadori amerikan ne Serbi, kritikon hapur Vuciqin...Ti u ngjan ketyre te "foltores" sone qe edhe pse Amerika ka shpallur non grata Saliun ata vazhdojne te kerkojne dokumentat.... Mblidh trute or Shmil Gostivari se duket sikur je Shmil Karrrrri. Gjen te metat e Amerikes edhe kur ajo hapur kritikon Serbine!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shmili i Arbnisë

        MIKU, është një Austri dhe një Amerikë, që ti ke mundësi të flasesh shqip dhe unë të mendoj shqip. Nuk jam aq i mencur sa të bëhem budalla si ti. I jam mirënjohës për jetë Amerikës, por nënteksti është larg asaj që ta kap mendja ty. Vritni qenin që leh kot që të bëjë mahalla gjumin rehat! devizë universale. Ke telashe ti, drejtohu pasardhësve të Jungut! Shërimi kushton. Administrata e Amerikës e këtyre casteve i gjason asaj të Karterit që ngordhi Shahun Reza dhe solli djallin Homeini. Me mikun fol me shpirt, zemër dhe mend.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje