Sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit Shpat Kasapi, homazhet mbahen në Tetovë

30 Nëntor 2025, 09:33Rajoni TEMA
Sot i jepet lamtumira e fundit këngëtarit Shpat Kasapi, homazhet

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë 4 ditë më parë në Itali pas një arresti kardiak, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.

Homazhet në nder të artistit do të mbahen në orën 11:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Ndërsa ceremonia mortore do zhvillohet në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI. Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.”

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

 

Lini një Përgjigje