Sot seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë në Kosovë

19 Nëntor 2025, 08:31Rajoni TEMA
Sot seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë në

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 14:00, ku do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, nga ora 11:00 do të mbahet një tjetër seancë për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe për financimin e RTK-së.

I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor.

Konjufca ka deklaruar se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Megjithatë me ish-opozitën e bashkuar rreth idesë për zgjedhje të reja, gjasat duken minimale që Lëvizjes Vetëvendosje do të arrij të krijoj ekzekutivin në përpjekjen e dytë.

Më 26 tetor, Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.

Nëse edhe nesër nuk arrihet shumica për formimin e Qeverisë, procesi do të çojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.

2 Komente

  1. V
    Vlora vlla

    Sa lajme ne jepni per Kosoven o dermaner. Sikur na u prish gjiza. I kemi njohur mjaft mire, vetem per te prishur pune jane. S eshte se na duan.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koalicioni VVAG Dështim pas dështimi

      Pushtetarët e tashëm /në detyrë/ dhe këta deputet të VV dhe disa nga minoritet tash e 5 vite e dështuan Kosovën dhe e dëmtuan rëndë në vend dhe jashtë vendit. Janë po ata që digjnin objektet e Qeverinë, Parlamentin etj. dhe me përcaktimin e tyre politik i shkaktuan vendit izolim, sanksione, korrupsion, varfëri, nepotizëm, dhunë dhe keqtrajtim më të madhe dhe që 10 muaj pasi nuk i kanë votat nuk lejojnë formohen institucionet. Jeta këtu për popullit të Kosovës është bërë e njëjtë si në që nga vitet e 90 etj. Në vend që të filet se si gjendet zgjidhje po i sulmojnë opozitën me fjalor plotë neveri për të mbuluar aferat politike dhe korruptive duke shkelë Kushtetutën së Kosovës.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje