
Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë – nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit.
Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Prokuroria e Lartë Publike në Prokuple, qytet në jug të Serbisë që gjendet rreth 50 kilometra larg pikës kufitare me Kosovën, Merdare.
Disa media në Serbi raportuan më 28 korrik, duke u thirrur në burime anonime, se Gjorgjeviq ishte arrestuar pikërisht në pikën kufitare Merdare, nën dyshimin se ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Po të njëjtën ditë atij iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh, konfirmuan nga Prokuroria për REL-in. Ky institucion nuk dha detaje lidhur me akuzat konkrete ndaj Gjorgjeviqit.
“Në këtë rast nuk bëhet fjalë për një hetim të gjerë, por për një rast individual”, thuhet në përgjigjen e autoriteteve gjyqësore serbe.
Ndërkohë, media serbe kanë raportuar se arrestimi është kryer në bashkëpunim me pjesëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe Policisë së Prokuples.
Po ashtu, është publikuar një video e arrestimit, ndërsa pretendohet se Gjorgjeviq akuzohet se ka vepruar kundër interesave të komunitetit serb në Kosovë dhe se ka dorëzuar informacione konfidenciale në këmbim të pagesës.
Sipas këtyre raportimeve, ai ka qenë në kontakt me një pjesëtar të AKI-së në Ferizaj, i cili ka shërbyer si lidhje me shërbimin shqiptar të inteligjencës. Gjorgjeviq dyshohet se ka mbledhur të dhëna për “përfaqësues me ndikim të komunitetit serb në Kosovë, për aktivitetet e politikanëve serbë dhe figurave të njohura serbe në atë zonë, si dhe për pjesëtarët e strukturave të sigurisë së Serbisë – BIA-s, Ministrisë së Brendshme dhe Ushtrisë së Serbisë”.
Autoritetet në Serbi dhe Kosovë nuk janë prononcuar zyrtarisht për këtë rast.
Pasi pranoi fajësinë, Vllajiç dënohet me pesë vjet burgim për spiunazh në Kosovë
Nga ana tjetër, më 18 korrik, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Bojan Jevtiçin, i cili ishte arrestuar një ditë më parë në kuadër të një aksioni të përbashkët të institucioneve të sigurisë në Kosovë, nën dyshimin për spiunazh në dobi të strukturave të sigurisë serbe.
Jevtiç ka qenë toger në Policinë Kufitare të Kosovës në pikën kufitare në Dheun e Bardhë, por pas arrestimit, Inspektorati Policor ka rekomanduar pezullimin e tij nga detyra.
Përveç Jevtiçit, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar edhe disa serbë dhe shqiptarë të dyshuar për spiunim në shërbim të inteligjencës serbe.
Në fillim të qershorit, Aleksandar Vllajiç u dënua me pesë vjet burg, pasi pranoi fajësinë për akuzat se, si pjesëtar i BIA-s është marrë me spiunazh në Kosovë.
Po ashtu, nga mesi i qershorit, Kosova ka dëbuar së paku dhjetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, që jetojnë në Kosovë, me arsyetimin se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare./REL
Sherbim Kosovar doni te thoni . C lidhje ka Shqiperia. Kosova ka shume popuj brenda, madje dhe vet ata qe flasin Shqip s jane te gjithe Shqiptar me origjine. Nje pjese jane Turq dhe Kurd, nje pjese tjeter sllave mysliman qe mesuan gjuhen shqipe. Nje pjese Cekreze nga Kaukazi qe i perzuri Rusia dhe si myslimane u Shqiptarizuan ne Kosove. Por duhet kuptuar se identiteti Shqiptarist i Kosoves eshte kryesisht i imponuar dhe i sforcuar. Kjo manifestohet ne vandalizimeve qe i bejne ata simboleve Shqiptare, sharjeve te renda ndaj Shqiperise, propaganda politike sikur shqiperine e kane armik e cila gjen shume popullaritet ne popull.
Po ti mor reailst ç'fare po ben ne ket rast?? A nuk te duket vetja nje çike çekrrz edhe ty?
Ne Kosove s ka emra "Pjeter". Pse uzurpon pseudonime perendimore?
Ose ju ja fusni kot ose BIA ja ka futur kot sa per te bere gurgule... E para SHISH-i i Shqiperise ka vite qe eshte bere nje institucion ku pretendohet se punohet. Aty bejne sikur punojne dhe shteti ben sikur i paguan. Nepotizmi aty ka arritur kulmin dhe gjithe kerkesat qe duhen per tu bere punonjes shkelen me te dyja kembet. Dhe pas sulmit nga Irani ku dolen me shesh emrat e 619 personave qe punojne ne SHISH thjesht kemi nje institucion te kapitulluar, te pa afte te bej gjene e vetme qe duheshe bere. Te ruaj sekrete elementare si kjo. AKI i Kosoves qe kur Kurti u be kryeminister dhe Vlora Hyseni u be kryetare e SHISH-it kane ftohur marredhenjet dhe nga ana kosovare shohin SHISH-in jo si partner por si nje dore te zgjatur te Hashim Thacit dhe te Edi Rames kunder Kurtit.
Zotni bobi pa dashur te sebatoj me ju, po ta them se ato qe ti radhit nuk qendrojne asnje, e para nuk e kuptoj cfar hyn ne pune keti SHISh kur lajmi eshte per BIA-n serbe,pastaj i ndeuar AKI thuajse nuk egziston ose kurti i ka larguar te gjithe ata qe e duan shqiptarine dhe ka futur aty udbashet e dîkurshem te serbise qe aq mir po e bajne punen e BIA- s, e treta nuk eshte e vertet se angazhimi i zonjzq Hyseni e ka ba kurtin te prishet me Ramen por qellimi i tij te bahet si krajli i serbise karaxhorgjeviq, dhe e katerta çfar te keqe ka nese SHISH do behej "dore" e zgjatur e Thaqit dhe ata qe SHISh e shohin ashtu jane pro qerb,udbash dhe BIA , a jeni ne vete o shqiptar te dashur edhe Thaqi e ata qe kan luftuar kunder serbise ju duken tradhetar aq sa edhe serbise,ateher ata udbashet e serbosllavet qe sot jan ne vetvendosje jan patriot!!