Stoltenberg: Do të bëjmë gjithçka për sigurimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

28 Nëntor 2023, 12:00Rajoni TEMA
Stoltenberg: Do të bëjmë gjithçka për sigurimin e

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca do të bëjë çfarë duhet për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se paqja në këtë rajon është e rëndësishme edhe për vetë Europën dhe NATO-n.


Këtë deklaratë Stoltenberg e bëri para takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s kur u pyet nga një gazetar mbi deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha më herët se në bazë të informatave inteligjente, Rusia do të tentojë të nxisë luftë në Ballkan.

“NATO do të bëjë çfarëdo që duhet që të mbajë stabilitet në rajon, sepse është e rëndësishme jo vetëm për rajonin, por për gjithë Europën dhe NATO-n”, tha Stoltenberg.
Ai foli edhe për vizitën e tij në disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe atë në Kosovë ku u takua me krerët e shtetit.

“Çfarë pamë atje është se tensionet janë duke u rritur. Kemi parë rritje tensionesh dhe retorikë përçarëse në Bosnje e Hercegovinë. Kemi parë disa incidente serioze të dhunës në Kosovë, përfshirë sulmin në paqeruajtësit e NATO-s ku 93 ushtarë janë lënduar, disa prej tyre me lëndime serioze.

Dhe po ashtu pamë edhe incidentin e Banjkës ku disa njerëz janë vrarë në shtator në Kosovë. Këto janë incidente serioze dhe ne duhet të qëndrojmë të fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe në të njëjtën kohë ndaj luftës në Gaza dhe për të vazhduar t’i japim mbështetjen Ukrainës”, tha Stoltenberg.


Stoltenberg tha se NATO ka prezencë në Bosnje e Kosovë dhe se do të punojnë bashkë me Bashkimin Europian dhe misionet për qëllimin e mbajtjes së stabilitetit.

“Do të punojmë bashkë me partnerët, aleatët në rajon për të siguruar që të bëjmë çfarë duhet për të reduktuar tensionet”, tha Stoltenberg.
Në këtë takim ku do të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ku do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

1 Komente

  1. L
    Li

    Mos nenvleftesoni ndikimin e keq të Greqis Zoti Sekretar. Jan mesuar të arijn qellimet me kal druri. Jan semundje e butë.

    Lini një Përgjigje