
Sunny Hill Festival nuk do të mbahet këtë vit në Prishtinë. Festivali që organizohet nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtares së famshme Dua Lipa, është ‘zhvendosur’ në Tiranë, pasi Qeveria Kurti zvarriti procedurat ligjore, duke kërkuar "më shumë dokumente".
Në episodin e VI të Ditarit të Buzhalës, gazetari Berat Buzhala tematizon çështjen e festivalit Sunny Hill pasi zhvillimeve të shumta të 24 orëshit të fundit.
Episodi i VI, i titulluar “Toka e premtuar e Dua Lipës”, promblematizon tokën e munguar për Sunny Hillin, gjë e cila e shtyri Lipën të dërgonte edicionin e këtij vitit në kryeqytetin shqiptar.
Autori i emisionit, Buzhala ironizon me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, duke sjellë për shikuesit e tij një bisedë ndërmjet dyshit të ekzekutivit dhe shefit të tij në Qeveri, Albin Kurti.
Sipas Buzhalës, njeriu më i mençur i Qeverisë, siç me sarkazëm e quan ai Bislimin, i shkoi me një ide kryeministrit Kurti.
“Njeriu më i mençur i Qeverisë, Besnik Bislimi, kish pas thanë e kam një ide shef. Ha çfarë ideje e ke? Po ia anulojmë Dua Lipës koncertin”, thotë Buzhala në monologun e tij.
Po ashtu, në episodin e ri Buzhala flet për marrëdhëniet e Qeverisë Kurti me veteranët dhe anulimin e Sunny Hillit, duke thënë se ekzekutivi hidhëroi "fshatarët e qytetarët".
“Ishalla nuk po e hekë Zambakun e Prizrenit”, shton tutje me sarkazëm Buzhala.
Në episodin e VI, Buzhala sjellë pamjet nga toka që nuk iu dha Sunny Hill-it, duke thënë me shpoti se e shpëtuam nga “uzurpimi”.
Buzhala, natyrisht, nuk le pa e përmend edhe kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj, i cili arriti ta sigurojë zhvendosjen e Sunny Hill Festival në kryeqendrën e Shqipërisë, për të cilën u pa jashtëzakonisht i lumtur. (Nacionale)
Ky kurti qenka budalla komplet.kush e votoj ket hale mor aman fytyre e shkerthat muti
Bravo,Buzhal veshderri,kete rradhe e paske qa komentin.Qeveria kosovare beri harakiri .Shume e çuditshme me kete vendim,perzuni reklamen me te madhe.Qeveri katunaresh.
Jo or gomar Prishtinali se nuk e perzuri babain e Dua Lipes qe kerkon te behet milionier me shales e se bijes. Dhe ketu nuk ka asgje te keqe eshte çeshtje personale perdorimi i aseteve vetjake. Po te mare qyl 17.000 m2 toke me vlere disa milion euro publike eshte pak korrupsion me piçken e se bijes? Te fala sateme dhe pyet te tate nese ka perfituar ndonje gje si ky babushka?