E rëndë në Prishtinë, vritet gruaja e ish- këshilltarit të Behgjet Pacollit

30 Nëntor 2023, 09:12Rajoni TEMA
E rëndë në Prishtinë, vritet gruaja e ish- këshilltarit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ku një grua është qëlluar me armë zjarri nga disa persona të panjohur.

Sipas policisë së Kosovës, viktima është Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, ish këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Familja Murseli dyshohet se u përball me disa grabitës në rrugën “Dalip Alshiqi”, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më pas qëlluan me armë. Një nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.

Naim Murseli tha para hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas iu kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës.

Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip  Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Flora Ahmeti", ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për median kosovare. 

Po ashtu një person ka humbur jetën pasi është plagosur me thikë. Ai është shoqëruar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i mbijetoj lëndimeve të shumta trupore.

“Rreth orës 22:00 policia është informuar për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Ali Vitia”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga arma e ftohtë (thikë) lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë në kërkim të personit të dyshuarit ( i identifikuar) si dhe kanë nisë hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”.

1 Komente

  1. K
    Kozmo

    Te gjitha keto NGJARJE te RENDA qe po ndodhin ne Kosove, si grabitja e nje argjendarie dhe tani nje grabitja dhe perfundim tragjik, nuk i bejne populli I Kosoves, por Dora Serbe, dergojne SERBET e Tyre me kete Mission. Dhe nuk do te dale derisa te kapen.

    Lini një Përgjigje