U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë

12 Nëntor 2025, 08:00Rajoni TEMA
U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim

Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi këtë të martë në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.

Menjëherë pas këtij njoftimi, ka ardhur dhe reagimi i ministres Hajdari, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale se sapo ta ketë pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës, atëherë do të deklarohet më gjerësisht për mediat.
“Të nderuar qytetarë,

Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.

Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.

Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022″, shkruan Hajdari.

1 Komente

  1. Z
    Zevendesoje ket ministre me Kusarin o Kutovic

    Cudi se si nje ministre ka punuar per vedi fshehurazi gjeneralissimo Kurtit, i cili ka qeverine me te ndershme ne Bote.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje