U rrah brutalisht nga disa persona dhe u godit me makinë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

21 Janar 2024, 14:26Rajoni TEMA
U rrah brutalisht nga disa persona dhe u godit me makinë, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë të Kosovës, ku 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu, është vrarë.

Përmes një një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se 18-vjeçari ka qenë i shtruar në QKUK në gjendje të rëndë, pasi është rrahur brutalisht nga disa persona pak ditë më parë dhe ditën e djeshme ka ndërruar jetë.

Po ashtu në njoftimin e Policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore, për ekzaminimet përkatëse.


“VRASJE E RËNDË- Rr. Drenica, Podujevë 14.01.2024-13:00.  Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë rrahje, më 14 janar policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në burg si vijimësi e procesit hetimor. Ata fillimisht dyshoheshin për veprën penale “Vrasje në tentavitë”, por me vdekjen e të riut, të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sipas mediave të Kosovës, xhaxhai i Lulzimit, Rrahim Fejzullahu, ka treguar versionin e tij se si kishte ndodhur ngjarja tragjike. 

“Unë nuk e di [sulmuesit] a kanë qenë moshatarë të tij apo jo. Së pari e kanë ndjekë me makinë, e kanë shtypur me makinë, e kanë rrëzuar.

Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, e kanë gjuajtur me shkopa bejsbolli, derisa sot në ora 15:20 ndërroi edhe jetë”, ka thënë ai për Raporto24.

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Eshte "e pashprese " deshira e autochthonous-ve turkoshqipfoles per "big vatan Albanistan" nese ecet me kete rithmo.... vetem 20 dite nga 2024 dhe numri i sunitve or shiiteve qe kane len kete bote i kalon te 60..... allah uakbar

    Përgjigjjuni
    1. m
      monstra

      vrasesit te vriten ne te njejten menyre, nqs ka njeri te gjalle te gjakut te tij

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje