Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, frikë se BE mund të kushtëzojë edhe me asociacionin

19 Janar 2024, 22:25Rajoni TEMA
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, frikë se BE mund të

Kosova vijon të jetë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Organizimi i zgjedhjeve në komunat veriore konsiderohen si mundësi që të largohen këto masa që janë vendosur më 28 qershor 2023 pas tensioneve që rrodhën pas zgjedhjeve të prillit të vitit të kaluar.

Profesori i shkencave politike Dritëro Arifi uron që Bashkimi Evropian të korrigjojë veten pasi sipas tij ka gabuar me masat ndaj Kosovës, edhe pse nuk e përjashton mundësinë që të ketë kushte të tjera për heqjen e tyre e që lidhen me formimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

“Është e mundur nëse procesi shkon mirë dhe menaxhohet sipas rregullave të Republikës së Kosovës dhe të kemi zgjedhje më në fund në katër komunat në veri atëherë probabiliteti është i madh që të largohen masat ndëshkuese, por prapë BE mes rreshtave ka lënë një pikëpyetje që tash masat po i ndërlidh edhe me zbatimin e plotë të Asociacionit apo të paktën me fillimin e zbatimit të tij”, tha Arifi.

Arifi shton se Qeveria duhet të kishte gjetur një zgjidhje tjetër për zgjedhjet në veri duke mos humbur kohë me procesin që ka nisur me mbledhjen e firmave.

“Ato kanë filluar por problemi është se filluan me shumë vonesë dhe i gjithë procesi mund të marr kohë deri në 4 muaj, pra deri në prill mund të mos kemi kryetarët e rinj që është humbje jashtëzakonisht e madhe për Kosovën, jo ndoshta për komunat veriore sepse ato kanë kryetarë aktualë”, shtoi Arifi.

Opozita në Kosovë konsideron se vendi ka humbur 298 milionë euro si pasojë e masave të BE-së që lidhen me financimin e projekteve dhe fondet e tjera. 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, akuzon Qeverinë për masat ndaj Kosovës duke e akuzuar për moskoordinim me aleatët.

“Moskoordinimi me faktorin ndërkombëtar, moszbatimi i asaj që ka folur nëpër tavolina, e ka sjellë kjo Qeveri dhe krejt faji i shkon kësaj Qeverie sa i përket sanksioneve nga Bashkimi Evropian”, tha deputeti Lekaj.


Sipas Lekajt, kërkesat e ndërkombëtarëve, që përfshinin që kryetarët e zgjedhur të ushtronin detyra në hapësira alternative dhe jo në objektet institucionale, mund të plotësoheshin.

“Sikur këto sanksione të kishin ardhur se po mbrojmë diçka të shenjtë, si territori i Kosovës, ishim pajtuar, por ky (Albin Kurti) e ka bërë të kundërtën, ka qenë i padëgjueshëm për faktorin ndërkombëtar, për partnerët tanë, dhe ja që na solli në sanksione që nuk po i shihet fundi”, shtoi Lekaj.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi ditë më parë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të hiqen “kur të vlerësohet se janë ndërmarrë hapat e duhur për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës”.

3 Komente

  1. l
    lani

    europe kurva

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kris

      Pordh europa dridhet perballe nationalizmit sllavo serb dhe godet kosoven.Merret me mend si do ti dorezonte territories Rusit Po mos sakrifikonte amerika

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mendoni per te ardhmen e brezave qe vijne

        Europa eshte si eshte, por edhe eshte e ardhmja jone. Kemi arritur boll si komb shqiptar, me shume do arrijme nese i tregojme Perendimit se jemi dhe punojme per fqinjesi te mire, dhe se ne nuk jemi qendra e botes sic mendon VV. Imagjinoni vellezer Kosovare se nje fitore e Trump sivjet do e vere ne rrezik te madh Kosoven. VV duhet te mbledhe mendjen dhe kthehet ne vizionin dikur te saj per bashkim kombetar dhe jo "lufte" me Tiranen. Perse mos mendohet qe te kembehen territore mes Kosoves dhe Serbise (me mire na bjen ne kjo) ? Pse duhet te jete tabu kjo?! Po nese nje president Trump ne ven para kesaj alternative ose asgje, pa Kfor?! A e mendon kush kete? Sa per Kutin ai e ka zgjidhur per vehte......

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje