Vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit, reagon Varhelyi: Keqardhje, duhej të ishte konsultuar

2 Shkurt 2024, 14:29Rajoni TEMA
Vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit, reagon Varhelyi: Keqardhje,

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Përmes një postimi në platformën X, Varhelyi shprehet se Komisioni Evropian shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.


“Pikëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024: Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”, shprehet ai.

3 Komente

  1. C
    Columbo

    Shumë shtete janë bindur nga Sërbia se Kosova është pjes e tyre., vetëm nga përdorimi dinarit të Titos. Gjë që ka reduktuar ndjeshëm Panvarsin e tyre në OKB.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Evisa

      Këta europianët janë të çuditshëm, ngjajnë me peshqit e ujrave të palëvizshëm kënetore. Po mirë more zotëri, Banka e Kosovës nuk e mori vendimin dje dhe dhe filloi zbatimin sot pas një ditë. Për çfarë konsultimesh flet ky zyrtar zvarranik europian, kush e ndaloi këtë të vdekur të pakallur të caktonte një datë për konsultime paraprake? Sërbia, si rregull, asnjë nga veprimet e qeverisë të Kosovës nuk pranon pa një miratim paraprak nga ana e saj, shkurt ajo nuk e ka njohur dhe as do t'a njohë pavarësinë e saj, atëhere mor burokrat i mykur i Europës, çfarë duhet të bëjë Kosova, të rrijë e të presë sa t'a njohë Sërbia? Dhe të mos veprojë si shtet i pavarur derisa të bindet Sërbia? Burokratët europian duhet t'a bëjnë të qartë, janë apo jo me një Kosovë të pavarur! Apo janë për një Kosovë të pavarur ku për çdo veprim të saj ajo duhet të marrë pëlqimin e Sërbisë!!! Atëherë çfarë lloj pavarësie është kjo? Sërbia e ndjen se europianët e përjetojnë si gabim të rëndë politik nga ana e tyre pavarësinë e Kosovës. Por nuk mund t'i dilnin kundër Amerikës, mbështetëses konseguente të pavarësisë së saj. Ndoshta gaboj, por një sulm eventual i Sërbisë ndaj Kosovës për të bërë pluhur e hi pavarësinë e saj, nga europianët do të pritej me një reagim të vakët, formal, me deklarata politike mjerane të tipit "Sërbia me aktin e saj ju kundërvu vendimeve të bashkësisë ndërkombëtare. Sidoqoftë, përballë një situatë të tillë ajo duhet të tregojë përmbajtje dhe të sillet në mënyrë të kontrolluar, për të fashitur dallgët e urrejtje së saj ndaj popullsisë së pambrojtur të Kosovës...Etj,etj.....Për europianët e tipit Varlehyl me kaq do të merrte fund reagim i Europës. Pas kësaj ata do t'i fusnin një gotë verë dhe hajt tungjatjeta Kosovë!.....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Kjo eshte pjese e funksionimit te cdo shteti. Per cfare arsye Kosova duhet to mbeshtese e subvencionoje dinarin? A lejon serbia perdorimin e Euros ose Lekut ne Kosoven Lindore? Ata jane shume me kategorik ne punet e "sovranitetit" dhe parate duhet t'i kembesh. Ata jane aq sensitive sa qe "harrojne" dhe shkelin me te kater kombet te drejtat me bazike te kujdo tjeter dhe sidomos Shqiptareve. Bravo Albin!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje