Lanë foshnjën jashtë në ballkon duke qarë dhe vetë shkuan të flinin, arrestohen dy prindërit në Greqi

17 Qershor 2025, 12:15Rajoni TEMA
Lanë foshnjën jashtë në ballkon duke qarë dhe vetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një foshnjë 11-muajshe ka humbur jetën. Raportohet se dy prindër bullgarë janë arrestuar, pasi lanë në ballkon fshonjën e tyre dhe vetë shkuan të flinin të pashqetësuar brenda në banesë.

Mediat greke kanë publikuar videon e momentit kur foshnja është vetëm në ballkonin e një apartamenti në qendër të Selanikut.

Materiali audiovizual, i cili është regjistruar me telefonin e tij celular nga një fqinj i familjes në orët e para të së hënës, tregon foshnjën e vetme 11-muajshe krejt të vetme në ballkonin e katit të katërt, brenda karrocës dhe të mbuluar me një batanije, ndërsa qan pa pushim dhe dridhet.

Duket se të qarat e tij kanë qenë ajo që i ka nxitur oficerët e policisë që patrullonin në qendër të qytetit. Kur mbërritën, u habitën kur zbuluan se fëmija ishte vetëm, me dyert e ballkonit të mbyllura, ndërsa brenda shtëpisë dy prindërit po flinin me tre fëmijët e tjerë.

Oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë së Kullës së Bardhë arrestuan babanë 36-vjeçar dhe nënën 35-vjeçare, shtetas bullgarë. Ndaj tyre është ngritur një padi për ekspozimin ndaj rrezikut të një të mituri.

Sipas informacioneve, prindërit dyshohet se kanë pretenduar se e kanë lënë fëmijën në ballkon "për t'u freskuar".

2 Komente

  1. E
    Eri

    Po ku dreqin e lexuat qe foshnja ka humbur jeten?!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mero kokebytha

      eeee moj edhe ti sa ju futesh hollesive. Akoma su mesove me “artikujt” copy paste te Mero ziut

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje