Paqja, na thuhet shpesh, kërkon nuancë, kontekst, empati dhe vetëpërmbajtje. Por, ç’ndodh kur empatia iu kërkohet vetëm të mbijetuarve të dhunës dhe jo atyre, të cilët e kanë shkaktuar dhunën?
Duke iu referuar punës së saj si akademike dhe përvojës së jetuar të luftës, Vjosa Musliu vë në dukje një model që përsëritet shpesh në proceset Perëndimore të ndërtimit të paqes: eksperimente intelektuale, të cilat në letër tingëllojnë të arsyeshme, por që të aplikuara në jetën reale bëhen shqetësuese.
Ndërsa ambiguiteti mund të premtojë stabilitet në afatgjatë, shpesh pë rata që e kanë përjetuar luftën, shndërrohet në një tjetër lloj zhvendosjeje të detyruar, këtë herë jo nga një territor fizik, por largim i detyruar nga e vërteta.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: Kujtimet e një fëmije përballë “paqes” së të rriturve | Vjosa Musliu | Apostrof #49