
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në veri në orët e para të mëngjesit, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagos një tjetër. Policia thotë se shkoi menjëherë në vendngjarje pas marrjes së informacionit se në urën e fshatit Bajnskë ishin vendosur dy kamionë pa targa.
Pas mbërritjes, forcat e policisë janë sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme si dhe me granata dore. Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.
Policët e plagosur janë dërguar në spitalin e Mitrovicës, por njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë.
Reagim i policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.
Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.
Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.
Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.
Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura.
Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.
Vrases i policisë se Kosoves në veri janë qeverija ZDRAVVO e kordinuar më kurven Mimozë dhe më Radojçiçin e më mashtrusin Kurti
E ke thene FIKS...
Bravo per komentin, eshte apsollut e vertet Kurti eshte duke bashkëveprue me serbë pro Rus
vrasesi i policit eshte albin kurti e gjithe kjo situate eshte krijuar nga islamiku albin kurti. albin kurti eshte kriminel sebashku me ilir meten dhe salih berishen
Tema o gazete filo jugosllave dhe sovjetike. Si mund ta quash kete ngjarje te rende, thjesht vrasje?! Vrasje mund te quash ato qe bejne investitoret strategjike te rames. Ky eshte akt terrorist ndaj nje shtetit dhe nje populli. Popullit vella shqiptar te Kosoves. Keta qe kryejne keto akte jane ata qe shetiste rama kot se koti me openballkan, duke lene menjane qellimisht Kosoven thjesht se Kurti nuk u bindej marrezive qe rama kishte ne axhende. Axhende protagonizmi.
Prot,,,o kar me zile,kto Jan pasojat e legenit sllav kurtovic,,,do ta coj kosoven ne lufte prap,,,se ashtu i ka urdherat nga serbia,,kosova nuk e kupton qe e ka gjarperin Brenda shtepise qe po' i helmon perdite,,,,vetem ca' kara si ty se kuptojne,,,vetem kelyshet e non grates bejn komente si ty,,,
Prot qetesohu se stresi te ben dem per zemren dhe e le Saliun dhe Albin pa ushtar
Se kuptoj se cfare mut shteti jeni ,ju vrasin ju marin policet peng dhe ju a lidhin si qente ,evropa ju ka vene hune dhe po perkrah me teper serbine ,atehere o Albin haleja ,kur s ke koqe ti dhe ushtria jote , s eshte me e udhes te ulesh koken dhe ti pranosh ca kushte,se ne fund ty s te plas karri se te tjeret vrihen
Kur rama jot perkrah me teper serbine se kosoven, dhe keta pro serbet si puna jote kenaqen, normale qe do shkruash ate qe te ndjen zemra komuniste
Lory,,,vetem kelyshet e non grates si ty komentojne si varikars,,,
Ne vend qe te denojne veprimin kriminal te organizuar nga shteti kriminal serb shqiptaret ne te dy anet ne komente sulmojne njeri tjetrin. E turpshme
Politika ka mbaruar punë.Tani fjalë e ka dyfeku,mos dëgjoni përalla kur të tjerët ju vrasin dhe në shtëpin e tokën fonë.Burri një lind e një herë vdes.Albini,Vjollca, M.Mbrojties të mmos e bëjnë si A.zogji i 1 iShqipëris, por të dalin në shesh të mejdanit si A.JASHARI.Kjo është politik.
Kush e mban pergjegjesi per kete bir nene kosovar,qe dha jeten ne krye te detyres.Fajet i ka Vucici ,e drejtesia te veproje jane perralla nga kryetsret e partive per te ruajtur karriket e tyre.
Jane forcat e Wagnerit hidhi ne ere plehrat Albin n.q.s je Shqiptar. Ngjaj pak Isa Buletinit,Dede Gjo Lulit , Skenderbeut e Shqiptreve te tjere te medhenj. Mos u perkul para bastardeve serb?
Po per profesionizmin e policve kosovar kush mban pergjegjes!?
Policia e kosoves si police kurde pa eksperience pa asgje ..keta muhamedane i kapin rob i vrasin etj cfar polici kari ka kjo krahina turke kosovo !
ai fshatari bejleri kapi rob gjithe repartin ne jug, nuk eshte vetem kosovo ne kete gjendje.