Vuçiç: Kurti dëshiron të na fusë në konflikt me NATO-n, përderisa s’më shihni me uniformë ushtarake është mirë

29 Korrik 2023, 11:50Rajoni TEMA

Vuçiç: Kurti dëshiron të na fusë në konflikt

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha këtë të shtune se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dëshirë që ta fusë Beogradin në konflikt me NATO-n.

Në një intervistë për median serbe “Tv Prava”, kreu i Serbisë theksoi se kreu i ekzekutivit kosovar “po thotë gënjeshtra kur pretendon se Kosova po armatoset për shkak të bazave serbe në zonën e sigurisë tokësore”, duke iu referuar deklaratave të Kurtit, pas blerjeve të fundit ushtarake nga Prishtina.

“Bazat tona kanë qenë aty që nga konflikti me NATO-n, tani janë më pak. Ai kërkon një arsye të mjaftueshme për marrëzitë që nxjerr, për ta tërhequr Serbinë në konflikt me NATO-n. Kjo është dëshira e tyre politike dhe ne duhet ta shmangim atë”, theksoi Vuçiç.

Ndërkaq, ai potencoi se shpreson se “do ta ruajmë paqen, se do të bëjmë më të mirën”, duke shtuar se për këtë ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Duhet të bëjmë shumë përpjekje nga ana jonë”, pohoi ai, dhe shtoi se “nuk ka asgjë më të vlefshme se paqja”.

Ndërkaq, duke iu referuar intervistës së Kurtit për një nga gazetat më të lexuara kroate “Vecernjilist”, ku ai e përmendi presidentin serb 21 herë, Vuçiç, tha se “kjo është pasqyrë e kompleksitetit të zyrtarëve kosovarë”.

Duke komentuar jehonën e stërvitjes së fundit ushtarake të Serbisë në livadhet e Pasuljanskit, ai u shpreh i lumtur për ata që “nuk e respektojnë ushtrinë serbe”, e cila sipas tij “është 12 herë më e lartë se niveli i 10 viteve më parë”.

Tutje, Presidenti i Serbisë ka deklaruar se është komandant i përgjithshëm, por se nuk është nga ata që veshin uniforma.

“Përderisa nuk më shihni me uniformë ushtarake, është mirë”.

Pa komentuar nuk mbeti as vizitën e zyrtarëve të Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, njëherit të dirigjuarit e Beogradit – përkatësisht nënkryetarit të kësaj partie, Igor Simiç, dhe anëtarit të kryesisë Slavko Simiç, në Uashington, ku u takuan me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Në mënyrë që të mos mendojnë se është e lehtë dhe e thjeshtë dhe nga ana tjetër është e rëndësishme sepse është legjitimimiteti i rolit të tyre, do të shohim se çfarë do të ndodhë, por nuk mendoj se kjo bisedë mund të jetë e keqe dhe se mund të ketë pasoja negative për pozitën e popullit serb”, beson ai.

 

6 Komente

  1. R
    Rama Vučić

    Vučić: "Ushtria e Serbisë është 12 herë më lartë se para 10 vitesh." Pyes vëllain e tij Rama: "Po Shqipëria sa herë është më e fuqishme se para 10 vitesh?"

    Përgjigjjuni
    1. S
      Serbia dhe siguria

      Burim i çdo konflikti është mos'heqja dorë e Serbisë nga qëllimet e hershme shoveniste për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova! Për këtë qëllim (mbi)armatosen më shumë se nevojat reale të saj. Kurti nuk guxon të bie në kundërshtim me ShBA sepse do të ishte e rrezikshme për Kosovën!

      Përgjigjjuni
      1. d
        dejavu

        Vuqoja e perdore uniformen ushtarke vetem si pixhama, se i shemben urat ne Beograd.

        Përgjigjjuni
        1. s
          specialisti

          O komentues. Te gjithe e dijme qe Serbia nuk e sulmon Kosoven. Pse ? Sepse ne kufi ne mes Kosoves e Serbise , eshte NATO. Nuk ja mban sepse futet ne lufte me NATO. Perralla mediatike. Asnje popull ne Ballkan nuk do lufte. E shikojne te gjithe se cfare po behet ne Ukraine. Ketu behet fjale per njohjen e Kosoves nga Serbia. Vucicit nuk ja mban te firmose sepse nuk ka popullin dhe parlamentin me vehte.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kastriot

            Specialist, Serbia po e pret rezultatin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Ka qenë e planifikuar që menjëherë mbas kapitullimit të Ukrainës, Republika Serbska të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina. Nëse do të ndodhte përçarja e NATO-s , do të fillonte agresioni i Serbisë kundër Kosovës! Vučić është takuar 17 herë me Putinin. Open Balkan ka qenë projekt ruso-serb ku ka ra edhe Rama me naivitetin e tij ideologjik. Rama ka qenë i (sh)përdorur nga Vučić.

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bajraktari pa kastravec.

            Do sdo ti, Vuciqi e kupton shume mire Kurtin. Grindja e perhershme qe Kurti ben me te gjithe ka vetem spjegimin e Vuciqit. Nga ana tjeter Vuciqi nuk thote se cili eshte varjanti i dyte. Varjanti i dyte eshte qe perendimi ta lere ballepreballe Kurtin me Vuciqin. Kurt mavria ne vend te beje dipllomaci per njohje kolektive nga bota, ndjek rrugen e kastravecit me Bajraktar, sic e ka wuajtur Kimetes…etj…

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje