Vuçiç paralajmëron fabrikë për prodhimin e dronëve në Serbi: Do të habiteshit sikur të dinit sa...

27 Dhjetor 2025, 15:05Rajoni TEMA
Vuçiç paralajmëron fabrikë për prodhimin e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të shtunën, ka njoftuar se në fund të marsit ose në fillim të prillit do të hapet fabrika e parë e madhe e dronëve në Serbi.

Sipas Vuçiç në fabrikën e re do të prodhohen dronë shumë të sofistikuar.

“Po investojmë shumë dhe do të habiteshit sikur të dinit sa dronë pa pilot kemi sot në depot tona, përfshirë edhe dronët kamikazë dhe disa të tjerë. Po blejmë dhe do të vazhdojmë të blejmë.

Së shpejti, në fund të marsit, më së voni në fillim të prillit, pres të hapet fabrika e parë e madhe në vendin tonë për dronë, dhe me krenari theksoj se do të bëhet fjalë për dronë shumë të sofistikuar”, tha Vuçiç, raporton Radio Televizioni i Serbisë, RTS.

 

1 Komente

  1. N
    Njeriu nje cop idjot

    Vetem per luft flitet kohet e fundit , projektojme si do vrasim njeri tjetrin , lum kafshet sa rehat jane qe sjan mender njerez.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje