“Mbështetje gjyqësorit, mediave, prokurimeve publike dhe luftës kundër korrupsionit” - Publikohet Projektligji i Kongresit amerikan për Ballkanin Perëndimor

26 Dhjetor 2025, 19:32Rajoni TEMA
“Mbështetje gjyqësorit, mediave, prokurimeve publike dhe

Kongresi amerikan ka bërë publik projektligjin lidhur me Ballkanin Perëndimor.

Projektligji i titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, synon të rrisë tregtinë, investimet dhe mbështetjen politike amerikane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Forcimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit, përfshirë mbështetje për gjyqësorin, prokurimet publike dhe mediat e pavarura. Rritja e tregtisë dhe investimeve amerikane në rajon, veçanërisht në energji të pastër, infrastrukturë, bujqësi, teknologji dhe bizneset e vogla. Ulja e varësisë nga energjia ruse, duke nxitur diversifikimin energjetik dhe burimet e rinovueshme”, janë disa nga pikat e projektligjit.

Projektligji është depozituar në Dhomën e Përfaqësuesve në 10 shtator të këtij viti. Në këtë projektligj përfshihen Shqipëria, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kroacia, e cilëson rajonin si kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

Pikat kryesore të projektligjit:

Forcimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit, përfshirë mbështetje për gjyqësorin, prokurimet publike dhe mediat e pavarura.

Rritja e tregtisë dhe investimeve amerikane në rajon, veçanërisht në energji të pastër, infrastrukturë, bujqësi, teknologji dhe bizneset e vogla.

Ulja e varësisë nga energjia ruse, duke nxitur diversifikimin energjetik dhe burimet e rinovueshme.

Kodifikimi i sanksioneve amerikane për individë dhe subjekte që minojnë stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

Raporte të detyrueshme mbi ndikimin destabilizues rus dhe kinez, përfshirë fushata dezinformimi, ndërhyrje politike dhe kërcënime kibernetike.

Mbështetje për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale në vendet e rajonit.

Zgjerimi i programeve arsimore dhe shkëmbimeve, përfshirë universitetet, Peace Corps dhe nisma për të rinjtë.

Krijimi i “Young Balkan Leaders Initiative”, një program i zgjeruar për zhvillimin e liderëve të rinj (18–35 vjeç) në fushat e biznesit, teknologjisë, qeverisjes dhe gazetarisë.

Mbështetje për integrimin euroatlantik, duke riafirmuar përkrahjen e SHBA për anëtarësimin në BE dhe NATO të vendeve që plotësojnë kriteret.

Edhe pse projektligji nuk përmend Shqipërinë me emra konkretë apo raste specifike, ai e përfshin vendin qartësisht në analizën dhe politikat për Ballkanin Perëndimor, duke vendosur theks të fortë në disa problematika që prekin drejtpërdrejt edhe Tiranën zyrtare.

Problemi kryesor sipas Kongresit amerikan: korrupsioni dhe dobësia institucionale

Kongresi e identifikon korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta politike, si pengesën kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit. Shqipëria, si pjesë e Ballkanit Perëndimor, përfshihet në këtë shqetësim, sidomos në:

prokurimet publike dhe tenderat,

institucionet e pavarura dhe zgjedhjet.

Projektligji thekson se korrupsioni ushqen pasigurinë, dekurajon investimet amerikane dhe europiane dhe dobëson besimin e qytetarëve te demokracia.

Raporti i Kongresit amerikan për 7 vendet e BP

3 Komente

  1. M
    Mamica

    E hëngri dhe çuni Kristaqit. Gjynaf ky qe i thoshin Skënderbe do iki thjeshtë si një hajdut i rëndomtë

    Përgjigjjuni
    1. s
      sam

      Kjo eshte goditja Amerikane. Behuni gati te korruptuar se po vjen. Ballkani koloni amerikane.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yyyppp Xhixhi

        Per te dy loqet e mesiperm. E keni lexuar tekstin e projektligjit? Lexojeni nje here pastaj thoni Opa. Asgje nuk ndryshon pervec rritjes se mbeshtetjes dhe vemendjen amerikane ne rajon. “Lexhenda e Viqidolit” me familje do vijoje nongrata dhe ju do vijoni te mbani syte tek topet e dashit se mos keputen gjekundi. Hidhini nje sy tekstit se nuk ju gjen gje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje