Sot, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të secilit shtet, raporton KosovaPress.
Të drejtë vote kanë vetëm 19.187 votues të regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike, pasi në listën votuese që do të përdoret në këto përfaqësi përfshihen vetëm shtetasit që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, në periudhën 26 nëntor – 6 dhjetor.
Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime, të cilat i përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës, të shpërndara në 18 shtete të ndryshme.
Lini një Përgjigje