Dronët rusë dëmtojnë tre anije me flamuj të huaj në portet ukrainase

26 Dhjetor 2025, 20:40Rajoni TEMA
Dronët rusë dëmtojnë tre anije me flamuj të huaj

Dronët rusë sulmuan gjatë natës anije që mbanin flamuj të Sllovakisë, Palaut dhe Liberisë në portet në rajonet ukrainase të Odesës dhe Mykolaivit. Zëvendëskryeministri ukrainas, Oleksiy Kuleba u shpreh se Rusia ka shtuar sulmet në rajonin jugor të Odesës.

Zyrtarët ukrainas thonë se qëllimi i Moskës është ta shkëpusë Ukrainën nga Deti i Zi dhe të shkaktojë kaos midis qytetarëve të saj.

“Nuk ka viktima nga sulmet e sotme,” tha Kuleba në një postim në Telegram, duke shtuar se sulmet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin e Odesas.

Sipas Kuleba-s, dronët shkaktuan dëme në një lokomotivë treni dhe një vagon mallrash në stacionin hekurudhor të Kovel, në pjesën veriperëndimore të vendit, afërsisht 60 kilometra nga Polonia.

Lini një Përgjigje