Të nesërmen (28 janar) në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri pritet të marrë detyrën si kryeministri i parë shqiptar i vendit pasi të votohet në Kuvend mbi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të çojë vendin në zgjedhjet e dyfishta që do mbahen në muajin maj.
Lidhur me këtë ngjarje historike kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i është drejtuar kombit shqiptar me një fjalim duke e quajtur të nesërmen si ditë historike.
"Katër vite më parë nga ky vend iu drejtova juve me fjalët “cdo gjë fillon me një ëndërr”. Ju thashë se të gjithë ne i kemi ëndrrat tona për fëmijët tanë.
Liria dhe barazia nuk vijnë lehtë, kërkojnë edhe besim se synimi do të arrihet. Ashtu besoja edhe në marrëveshjen e Ohrit edhe në zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Besoja se do bëhemi pjesë e NATO-s dhe se do të hapej mundësia për anëtarësim në BE.
Besoj se shpejt do anëtarësohemi në BE sepse është ideali ynë. Nesër është ditë historike. Nesër të dielën, 28 janar zgjedhim kryeministrin e parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”- tha Ahmeti.
Mes të tjerash, Ahmeti shtoi se me këtë ngjarje, Maqedonia e Veriut po bëhet vend edhe më i fortë dhe me shoqëri të barabartë pavarësisht etnisë. Ai tha se sot shqiptarët kanë nevojë të jenë të bashkuar për qëllime të përbashkëta dhe vendimtare.
“Kjo ditë është historike se po bëhemi shtet me shoqëri të barabartë. Do të marrim përgjegjësinë për t’i prirë. Për këto të arritura jam i sigurtë se vendi ynë po bëhet edhe më i fortë edhe më i barabartë. Ky është vetëm fillimi, kemi edhe shumë punë e ëndrra për të realizuar.
Sot kemi nevojë të bashkohemi, të lëmë anash gjërat që na ndajnë. Edhe para 4 viteve, kam thënë se ne kemi ditur sesi të bashkohemi për qëllime të përbashkëta kur ka qenë e rëndësishme dhe vendimtare. Cfarëdo të bëjmë ne nesër, do të definojë jetën e gjeneratave pasnesër”- shtoi ai.
Ditën e djeshme (26 janar) Presidenti Stevo Pendarovski, i dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e re të Qeverisë kalimtare që ka për detyrë t`i organizojë zgjedhjet e dyfishta në vend.
Ali Ahmeti ka bërë faqen e zez,ai ka tradhtuar interesat shqiptare në Maqedoni ,për interesa personale për pasurinë përrallore që ia kan mundësuar maqedonasit si shperblim për tradhtinë.Para pak dite krejt afer Shkupit në Gjorgje Petrov u përzun nxënësit shqiptarë dhe u detyruan të udhëtojnë për një vend tjetër ,veq për faktin se ishin shqiptar.Po sa vendbanime nuk kanë mësim në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që janë të detyruar të mësojnë që nga klasa e parë në gjuhën maqedonase.Mashtrohet populli shqiptar në Maqedoni nga Ali Ahmeti me pozitën tre mujore të një kryeministri shqiptar që nuk ka asnjë detyrë si qeveri teknike përveq përgatitjen e zgjedhjeve dhe at me kusht që të ndihmojnë partinë maqedonase.Tradhtia ka emër.
Raifi, nuk thuhet VEQ ne shqip, por VEÇ , prandaj para se te flasesh e shkruash mos e tradheto shqipen se ndryshe fjala jote shkon ne vesh te shurdhet! Po lexoj shume edhe kosovar qe e shkruajne "ç" me "q" ! Une nuk e di se ka ndryshuar alfabeti i shqipes dhe kjo qe beni ju e bastardon ate por se pari tregon se origjina juaj mund te jete e dyshimte se keshtu mund te shkruaj nje i huaj qe desheron te shkruaj shqip po ngaterrohet. Behuni serioze neqoftese jeni shqiptare!
Ali Ahmeti ka bërë faqen e zez,ai ka tradhtuar interesat shqiptare në Maqedoni ,për interesa personale për pasurinë përrallore që ia kan mundësuar maqedonasit si shperblim për tradhtinë.Para pak dite krejt afer Shkupit në Gjorgje Petrov u përzun nxënësit shqiptarë dhe u detyruan të udhëtojnë për një vend tjetër ,veq për faktin se ishin shqiptar.Po sa vendbanime nuk kanë mësim në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që janë të detyruar të mësojnë që nga klasa e parë në gjuhën maqedonase.Mashtrohet populli shqiptar në Maqedoni nga Ali Ahmeti me pozitën tre mujore të një kryeministri shqiptar që nuk ka asnjë detyrë si qeveri teknike përveq përgatitjen e zgjedhjeve dhe at me kusht që të ndihmojnë partinë maqedonase.Tradhtia ka emër.
Sa e keni maçin ne bark o shqiptare te vegjel? Ngelet tere jeten me te dhe shpirtezijn se si duket sperma antishqiptare qenka e forte stazhionuar nga historia e hidhur; ne kosh te plehrave te perfundoni se eshte koha qe flet vepra dhe jo goja, bastarde.