Në më pak se 4 muaj pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilin Qeveria e Kosovës mbajti përgjegjës Serbinë dhe Listën Serbe, po kësaj organizate ia dhanë 360 mijë euro.
Më 12 janar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024. Më shumë se Lista Serbe përfituan vetëm Lëvizja Vetëvendosje, PDK e LDK. Ky vendim u cilësua si goditje ndaj integritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Lista Serbe nga 24 shtatori 2023 nuk do të duhej të ishte fare pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të shpallet subjekt politik me motive dhe prapa skene që organizon grupe terroriste për dëmtim të institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, ishte udhëheqës i grupit që organizoi aktin terrorist të Banjskës.
“Tanimë ndaj saj (Listës Serbe) nuk është se është ndërmarrë ndonjë veprim hetimor nga ana e organeve të sigurisë së RK në bashkëpunim me prokurorin e rastit, pasi po mungon vullneti politik për të goditur subjektin politik Lista Serbe”.
Në mandatin aktual të Kuvendit, Lista Serbe kishte dhjetë deputetë, të gjithë vendet e rezervuara për komunitetin serb. Pas dorëheqjes në nëntor të vitit 2022, u zëvendësuan më 9 të tjerë, ndërsa një ulëse i kaloi partisë së Rada Trajkoviçit.
Megjithatë të njëjtit kanë shkuar në Kuvend vetëm për të ruajtur mandatet.
“Kur flasim për bojkotin politik që po e bën Lista Serbe nuk është i arsyeshëm dhe nuk mund të arsyetohet si një proces duket ditur që ka pothuajse dy vite që Lista Serbe vetëm bëhet pjesë e seancave për të mos e thyer nenin e Kushtetutës e cila thotë se deputetëve iu merret mandati nëse kalojnë 6 muaj të mos prezencës së tyre ne Kuvend dhe po ashtu të rregullores së Kuvendit”, tha hulumtuesja e KDI, Trinda Dreshaj.
Dreshaj vlerëson se bojkoti i Listës Serbe po minon demokracinë duke mos i përfaqësuar si duhet as interesat e serbëve lokal nga të cilat kanë marr votat.
Ky Mashtrues Ordiner, po ben Lojen e Beogradit. Hapni Syte Kosovare, mos u mashtroni nga mister Bini, eshte Klysh Kurve .
Si mundet te besojme qe terroristet paguhen edhe nga Republika e Kosoves?kush i ka provat per nje akuze te ketille,ngase nga vete forma dhe permbajtja,ka te bej me nje Tradheti kombetare.Ne te shumten e rasteve,armiku edhe e paguan ndonje kalemxhi,qe per interesat e veta hegjemoniste,te krijoi panik,mosbesim huti ndaj te gjitha institucioneve te Republikes te Kosoves.Mendoj qe ketu kemi te bejme se figuron emri i nje te ashtu quajturi shqip foles,por teksti eshte hartuar ne moske-beograd.Nuk e kuptoj se si ka ketu atje ndonje kolaboracionalist qe ti sherbej armikut,kjo eshte e pa falshme.Nga vet struktura e akuzes,ketu qendron edhe elementi i nje vepre penale-agjitacion dhe propagande,prandaj organet perkatese,duhet te veprojne per tua mbyllur gojen kelysheve te tjere,keti po se poo.Turp se si genjen shpif debili.
injoranca eshte arma me e forte, edhe me e forte se bomba atomike. Ja, injoranca tende thirri shpejt e shpejt per ndihme kodin penal me nenin per agjitacion e propagande, mbasi injoranca nuk te lejon te thithesh ligjet e nje shteti, si edhe Kosova, ku Lista Serbe eshte nje parti politike e regjistruar rregullisht dhe si gjithe partite politike merr fonde nga shteti i Kosoves ne baze te legjislacionit ne fuqi. Problemi qe ngre artikulli eshte se si eshte e mundur qe nje partie politike, me nje Zv. kryetar i cili sebashku me te tjere personazhe tentoi te asgjesonte forcat mbrojtese te rendit ne veri te kosoves disa muaj me pare, i jepen akoma fonde, pra nje parti me tendenca terroriste, financohet akoma nga qeveria kosovare. Maegjithate jam i sigurt qe ti nuk do e besosh edhe mbas shpjegimit tim, mbasi ti je nje fanatik i Udbashit qe udheheq kosove, je njesoj si ata miliona militante shqiptare qe per 30 vjet Berishen e kishin Skenderbe!
I dashur Flamur, mos e merr me gjakenxehtesi, por me qetesi. Ti e ke emrin aty dhe ma merr mendja, ngaqe je i lidhur shpirterisht me Kurtin e di se kush eshte ky Drizan Shala. Eshte ekspert i sigurise se Kosoves apo agjen i Serbise, me mire se ti nuk e di njeri. Zakonisht keta qe jane eksper te sigurise jane te zgjedhur si patriote, por kjo nuk eshte e vertete apsolute. Nga ana tjeter une mund te te ndihmoj vetem duke te thene se nje mike e madhe e Kurtit me emrin Kusari mbante lidhje te fshehta me Millan Radojciqin. Ne ate kohe pati spekullime se kjo Kusari bente nderlidhesin midis Kurtit dhe Vuciqit nepermjet Radojciqit. Kishte spekullime qe Kurti dhe Vuciqi mbanin lidhje sekrete nepermjet Kusarit dhe Radojciqit. Nejse, keto ishin spekulime. Edhe sot behen spekulime dhe me siguri Kurti nuk ka financuar kete organizaten terroriste serbe, por ka financuar "Listen Serbe" qe eshte organizate legale ne Kosove. Ty bravo te qofte per qartesine dhe devotshmerine ndaj udheheqjes se Kosoves.