''I thyen nofullat, e goditën vetëm në kokë'', xhaxhai tregon dhunën barbare ndaj nipit

25 Janar 2024, 14:28Rajoni TEMA
''I thyen nofullat, e goditën vetëm në

Xhaxhai i Lulzim Fejzullahu, i cili u godit me makinë dhe u rrah për vdekje me shufra hekuri nga dy të rinj, tha se nipi i tij 18-vjeçar është dërguar në spitalin e Prishtinës dhe i është nënshtruar një operacioni, por plagët që ka marrë ishin fatale për jetën e tij.

Rrahim Fejzullahu tha se dy agresorët e kanë goditur vetëm në kokë nipin e tij, aq sa i kishin thyer nofullat përpara.

“Djalin e kishin dërguar në Prishtinë. Doktori më tha se nëse nuk futej në operim, do ndërronte jetë. Nënshkrova për operimin, por Luli është i vdekur. E kishin qëlluar vetëm në kokë.

Asnjë shenjë s’kishte në trup. I kishin thyer dy nofullat përpara, ballin. S’po di si të shprehem, po kapakun e kokës ia kishin shemb me dhunë”,-tha xhaxhai i Lulzim Fejzullahut për Euronews Albania.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Podujevë. Dy të rinjtë nga 18 vjeç, e kanë sulmuar barbarisht bashkëmoshatarin e tyre Lulzimin, duke i marrë atij jetën, për shkak të radhës te berberi.

Viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën.

4 Komente

  1. A
    Ai

    Ketyre te dyve, iu duhet q*re si nena ashtu dhe babai.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni Montana

      KETA TE DY VETEM ME VARJE ME TEL DHE SA TI PREKIN MAJAT E GISHTAVE TOKEN QE TI DALI SHPIRTI ME SIKLET....KAFSHE NUK JU MJAFTONTE DISA GRUSHTA SE ISHIT EDHE 2 ME 1 POR I MORET JETEN.....ASHTU DO T'JA MARRIN DHE JUVE KUR T'JU VIJE DITA JUAJ.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zyber

        Nqs eshte keshtu quhet vrasje me dashje dmth je nisur per te vrare, burgim i perjetshem

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Varje shkerdhatave, le te jene nen moshe. Ata kane lindur kriminel dhe duken qe ne pamje. Do te bejne krime te tjera. Hiqni qafe para se te mbyllin dyer te tjera keta fundurina.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje