Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzimit 18-vjeçar, i cili u godit me makinë dhe rrah brutalisht për vdekje nga dy bashkëmoshatarë në Kosovë, ka treguar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.
Ai tha se gjithçka ka nisur pas një sherri të momentit të një dite më parë te berberi dhe të nesërmen kur nipi i tij shkoi të merrte bukë, agresorët e kanë ndjekur me makinë, e kanë sulmuar dhe i kanë marrë jetën.
Ai shtoi gjithashtu se Lulzimi i ndjerë ka edhe një vëlla e një motër më të madhe, por sipas tij, ata nuk janë në gjendje për punë dhe 18-vjeçari ishte i vetmi që punonte.
“Ngjarja ka ndodhur te berberi në 13 janar të shtunën. Djali ka shkuar te berberi të qethet. Kur ka shkuar atje te karrigia e berberit nipi i ka thënë mundem me hy sepse jam për punë.
Ai tjetri i ka thënë djalit mos u ul te karrigia ime. Pasi debatuan, djalit ai tjetri i ka thënë pse rrok me krah, jo i ka thënë djali spo të rrok me krah, por po iki tjetër kund, mos i jep më.
Ditën e diel djali ka shkuar të marrë bukë me motrën e vetë. Motra e ka shti djalin të marrë bukë për mëngjes. I ka taku ata në rrugë dhe nuk ka ndaluar t’i takojë ata, por është drejtuar në shtëpi. Ata e kanë ndjekur me kerr, e kanë shkel me kerr, pastaj njëri me shkelma me grushta e tjetri me shkop bejsbolli. Baba i ka vdek në 2015 dhe nëna në 2020.
Është jetim. Unë prej institucioneve të Kosovës kërkoj vetëm drejtësi. Ka qenë një djalë i mirë dhe jo problematik, asnjë që e ka njohur nipin tim nuk ka fjalë të keqe për të. Shoqëri nuk kanë pasur, janë afër me shtëpi, pork jo ka ndodhur aty për aty. Për karrigen e berberit me ardh deri të vdekja, s’ka bërë vaki. Luli ka edhe një vëlla edhe një motër.
I ka më të mëdhenj, vëllain e ka mbipesh, nuk është për punë. Edhe motra nuk është për punë se ka problem shëndetësore. Vetëm Lulzimi i ndjerë punonte me 250 euro në muaj sa për të ngrënë një kafshatë bukë”, tha Fejzullahu.
Ata nuk jane shqipetare te Kosovës. Jane afganë te mbetur nga pushtimi turk. Shqipetar ishte ky djali i shkrete qe ishte jetim. Gjynah. 18 vjeç. Çfare kriminelësh!!!
Ohu, lodheni kot edhe ju. Për 5 vjet max i keni jashtë ata deri sa të vrasin një tjetër e pastaj do thoni kishin precedent a diçka të ngjashme.