Rusia me sytë në Kosovë: Gjermania nisi dy luftëra botërore nga Ballkani

25 Janar 2024, 17:18Rajoni TEMA
Rusia me sytë në Kosovë: Gjermania nisi dy luftëra

Vëmendja e Rusisë dukshëm është fiksuar në Kosovë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, Maria Zakharova, shprehu kundërshti ndaj perëndimit për mënyrën e qasjes ndaj Beogradit dhe Prishtinës. Në një intervistë për median serbe “Politika”, ajo pretendon se “problemi i Kosovës është tepër serioz”.

Duke amplifikuar ankesat e vazhdueshme dhe pa fakte të Serbisë, Zakharova akuzon Uashingtonin dhe Brukselin se përmes Prishtinës po ushtrojnë presion ndaj Beogradit për t’u shkëputur nga lidhjet me Moskën dhe për të vendosur sanksione. Në disa raste, thekson se Ballkani është një rajon i trazuar ku vihen re ende gjurmët e konflikteve dramatike të viteve ’90, duke lënë të kuptohet se është në dijeni të faktit se çdo shkëndijë nga rajoni jonë mund të shpërthejë një luftë të madhe.

“Duke kërkuar arsye për të nisur dy luftëra botërore, Gjermania i gjeti ato në Ballkan. Në këmbim të perspektivës së anëtarësimit në BE, në Ballkan imponohen narrativat politike dhe sociale të njerëzve të tjerë. Një shembull i qartë janë përpjekjet për të vendosur ndalimin e bashkëpunimit me Rusinë, që sot është një kërkesë absolute dhe e pakushtëzuar për të mos prishur marrëdhëniet me Perëndimin. Për fat të keq disa vende të Ballkanit nuk kanë pasur vullnet politik për t'i rezistuar këtij ultimatum”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Kjo konfirmon edhe njëherë shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian, se Rusia nuk ka hequr dorë nga ndërhyrjet në Ballkanin Perëndimor. Zyrtarja e Moskës lëshon kritika të shumta në drejtim të Gjermanisë, duke e fajësuar për nxitjen e konfliktit të përgjakshëm që solli në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ndër të tjerë, Zakharova, kundërshton planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, pasi sipas saj, bie në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

5 Komente

  1. s
    shqip

    Duket se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, nuk e njihka mire historine e Lufterave Boterore, ose ben sikur nuk e njeh, pasi vetem L1B filloi ne Ballkan dhe me konkretisht ne Sarajeve te Bosnjes. Bile ajo harron se ishte pikerisht Serbia, motra e vogel e Rusise, e cila nepermjet agjentures se vet te asaj kohe, vrau ne Sarajeve prinin trashegimtar te fronit te Austro-Hungarise, qe detyroi kete te fundit ti shpalle lufte Serbise dhe Rusia qe i doli ne mbrojtje Serbise, duke bere qe te nise L1B. Sa i perket L2B, shkaku u gjet kur Gjermania hitleriane, sulmoi Polonine, qe ishte vene si vije e kuqe nga Franca dhe Britania. Me sulmin hitlerian kunder Polonise, hyne ne lufte Franca dhe Britania e Madhe. Problemi me ruset eshte se bejne disa "korrigjime" si pa dashje te historise ne menyre qe te krijojne precedente per teorite e tyre te genjeshtera. Nuk thone kot, sa me e madhe te jete nje genjeshter, aq me shume besohet nga injorantet ose indiferentet.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qeveri e korruptiar do lufte

      NATYRISHT QE KETA MINORITARET QE KANE QEVERISUR 100 VJET SHQIPERINE E NDJELLIN LUFTEN SE DHE NE LUFTE KETA BEJNE DALLAVERE E BIZNES ME TE HUAJT E PUSHTUESIT!!! SHQIPTARE, qerojini keta kopilet e pushtimeve ne krye te vendit dhe te vetembrohemi duke u bere bashke ne te mire e te keqe o shqiptare. Keta kopilet e pushtimeve na thone neve ose na mbani ne minoritareve ne krye ose ju fusim ne lufte. Por....

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rajmond Skelari

        Cudi sa i ngjashem eshte qendrimi i Zakaroves me qendrimin e Kurtit, kunder planit franko-gjerman, per te zgjidhur mosmarreveshjet per normalizimin e marredhenieve midis Kosoves dhe Serbise. Kurti si "skifter shqiptar" qe eshte, propozon qe futja e Kosoves ne Evrope te behet pa marre parasysh planin franko-gjerman, kurse Zakarova e justifikon kundershtimin e planit franko-gjerman me ekzistencen e Rezolutes 1244. I vetmi ndryshim ne kete kundershtim eshte menyra qe rusja dhe Kurti kundershtojne planin franko-gjerman. Kurti e kundershton si "skifter shqiptar" qe kerkon te miren e Kosoves, kurse Zakarova kundershton planin per te miren e Serbise sepse bie ne kundershtim me Rezoluten 1244... Te dy e sabotojne planin franko-gjerman! Ne thelb ky sabotim con ujin ne mullirin e Serbise, qe ka si strategji ruajtjen e statukuose, deri sa kohet te ndryshojne ne favor te saj. Pune te veshtira per "skofteret" e Kosoves, qe vetem brrohorrasin :Te rroje sa malet Kingu i Shqiptareve!

        Përgjigjjuni
        1. r
          reti11

          Mongolet e kremlinit vazhdojne mashtrimet ordinere. Luften e pare e nisi rusia me francën. Lufta e dyte ishte pasoje e paqes poshtëruese përkundër Gjermanisë. Kjo lufte ishte parashikuar nga intelektualët e kohës. Pra, rusia ka qene, eshte dhe do mbetet mortaja/kolera e europës.

          Përgjigjjuni
          1. r
            reti11

            Mongolet e kremlinit vazhdojne mashtrimet ordinere. Luften e pare e nisi rusia me francën. Lufta e dyte ishte pasoje e paqes poshtëruese përkundër Gjermanisë. Kjo lufte ishte parashikuar nga intelektualët e kohës. Pra, rusia ka qene, eshte dhe do mbetet mortaja/kolera e europës.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje