Hezitimi i Bashkimit Europian për të hequr masat ndëshkuese, po teston durimin e Kosovës, e cila po bëhet gjithmonë e më e zëshme kundër qëndrimit të Bllokut.
Zv.Kryeminsitri Besnik Bislmi, i cili prej ditësh po i mëshon nevojës për ndryshim të qasjes, e akuzoi BE për qëndrim të njëanshëm. Para komisionit parlamentar për integrimin europian, ai renditi disa prej rasteve kur ndërmjetësuesi i dialogut Miroslav Lajçak nuk ka qenë neutral në këtë proces ndërsa bëri thirrje për trajtim të barabartë.
“Ka një sërë rastesh apo procesesh kur ne besojmë se lehtësuesi është dashur të mbajë një qëndrim të balancuar ose të mos mbajë qëndrim. Një prej rasteve është propozimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave edhe për mbajtësit e pasaportave ilegale të lëshuara në Beograd. Ka një qëndrim të përfaqësuesit special se kjo temë nuk është trajtuar në dialog. Rrjedhimisht sipas këtij interpretimi, vendimi i Komisionit për lejimin ose jo të vizave për mbajtësit e pasaportave ilegale nuk duhet të ndërlidhet me procesin e dialogut. Në anën tjetër, Lajçak është udhëheqës i procesit të dialogut dhe duhet të jetë i paanshëm.
Gjëja më e mirë do të ishte të mos mbante qëndrim, ndërkohë ne kemi rastin se zyra e Lajçak ka mbajtur qëndrim agresiv në favor të mbështetjes së këtij propozimi. Kjo për neve është shumë shqetësuese dhe këtë ia kemi thënë edhe Lajçak, se ai duhet të mbajë qëndrim neutral. Rasti i dytë ka të bëjë me zgjedhjet në veri.”
Bislimi kërkoi heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të BE, pasi siç tha Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat. Lënia në fuqi e masave për Kosovën dhe mosndëshkimi i Serbisë sipas tij, tregon qëndrimin e pa balancuar të BE.
“Është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian sa më shpejt t’i tërheqë masat represive ndaj Kosovës, pasi Kosova ka përmbushur kërkesat bazë para vendosjes së masave dhe kemi një situatë të qetë dhe përmes heqjes së masave, atëherë i gjithë fokusi kthehet në avancimin e integrimit evropian të Kosovës...
Ka paqartësi brenda vendeve anëtare, se cili është mekanizmi për largimin e masave, por ka presion dhe frustrim edhe brenda vendeve anëtare sesi ka mundësi që Kosova është nën masa vetëm pse ka dërguar katër kryetar komunash në zyrat e tyre që i kanë fituar përmes zgjedhjeve legjitime. Ndërsa, Serbia nuk ka masa edhe për shkak të agresionit terrorist që ka bërë në Banjska. Pra ka një qasje krejtësisht të pa balancuar të Bashkimit Evropian dhe një qasje që ka dëmtuar vendin tonë.”
Bislmi ripërsëriti nevojën për të ndarë procesin integrues të Kosovës me dialogun. Në kundërpërgjigje të deklaratës së zëdhënësit të BE, Peter Stano, se presin rezultatin e hetimeve për Banjskën, zv.kreyministri sqaroi se ekzekutivi ka bërë një raport prej 48 faqesh të cilin ja ka dërguar Bllokut.
Sipas tij nevojitet që prokuroria të bëjë publik në tërësi raportin dhe të lëshojë fletë arresti për Radojçiç dhe kriminelët e tjerë që kanë marrë pjesë në agresionin terrorist ndaj Kosovës.
nje korrak nuk ka se si te jet i barabart mes kristianesh....kete e pranon edhe birazeri juaj Erdogan
KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
Çfarë "kristianësh"? Serbët janë Antikrisht! Ti je mut.
Çkristianë leshi. Sllavët janë barbarë talebanë.
bravo kosova
Më sakt: BE kundër Prishtinës!
Zgjohuni popull i Kosoves, votoni per Evropen e Ameriken, votoni per bashkim me Shqiperini. Jeni fut ne rruge te gabume.