Kosova vazhdon të mbetet në bllokadë politike, teksa legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të formojë qeverinë e re.
Më 26 tetor, në Kuvendin e Kosovës dështoi votimi për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paraqiti para deputetëve kabinetin e tij të ri qeveritar, por propozimi nuk u miratua, pasi mori vetëm 56 vota.
Pas takimit me liderët e partive që përfaqësohen në Kuvend, presidentja Osmani, bëri të ditur se nuk ka marrëveshje mes subjekteve politike. Megjithatë, ajo tha se do të bëjë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Lëvizja Vetëvendosje, subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ka kërkuar nga presidentja një afat 10-ditor për mandatarin e ri. Ky afat përfundon të mërkurën, më 5 nëntor, kur edhe do të dihet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo do të formohet qeveria e re.
Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
Sido që të vendoset kjo Qeveri me 5 vite lufte me qytetar e saj me 8 muaj hallakam pas zgjedhjeve me dhe qëndrim armiqësor ndaj atyre që mendojnë ndryshe turpshëm po e përfundon mandatin. Do të mbahet në mend si Qeveri me qindra afera korrupive, me procese gjyqësorë, sanksione, izolim të vendin, përçarje kombit, luftë me miqtë si SHBA, BE dhe vendet demokratike që ndihmuan Kosovën. Me nepotizëm, varfëri ekstreme, trajtim çnjerëzore me para të taksapaguesit duke diskriminuar komunat tjera dhe duke i përkrah ato si Podujevën , Kamenicën, Gjilanin në kufi me Serbinë dhe Shtimen, mbështetje me kontrata një burimore e subvencione dhe bashkëpunim me grupe mafioze të energjetikës, tregtisë, ndërtimit me etj. Fyese e denigruese ndaj çlirimtareve dhe qytetareve të ndershëm që nuk iu nënshtruan një regjimi autokritik kundër shqiptar etj. TURP
Kosova tash duket se e ka mbyll ciklin per shtet, sepse LVV ka vendos ta rikthen si krahine te Serbis.