A është lija e majmunëve pandemia e radhës?

30 Maj 2022, 17:35Shëndeti TEMA

A është lija e majmunëve pandemia e radhës?

Në përditësimin e saj të fundit Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruara se nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunëve do të çojë në një pandemi, si ajo e koronavirusit.

Rosamund Lewis, një zyrtar i OBSH-së tha sot se mbetet ende e paqartë nëse të infektuarit që nuk paraqesin simptoma të virusit e transmetojnë atë te të tjerët.

Gjatë muajit maj janë konfirmuar  rreth 300 raste me virusin e lisë së majmunëve.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.

Simptomat e lisë së majmunëve janë të ngjashme me ato të lisë: ethe, lodhje dhe flluska që përhapen në fytyrë dhe trup.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sëmundja nuk është e rrezikshme dhe nuk shkakton viktima nëse trajtohet që në fillimin e simptomave por mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët.

Sipas informacioneve deri më tani ka qenë fatale në 3-6% të rasteve – një normë e rritur nga kujdesi i dobët shëndetësor në shumë vende afrikane.

Një lloj i përhapur në Kongo ka më tepër gjasa të jetë vdekjeprurës sesa varianti i Afrikës Perëndimore që tani po përhapet jashtë kontinentit.

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Ne pritje te nje trashegimtari te denje te Covid?!!!

    Lini një Përgjigje