Rastet globale me hepatitin akut kanë arritur në 650

30 Maj 2022, 15:44Shëndeti TEMA

Rastet globale me hepatitin akut kanë arritur në 650

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se ka të paktën 650 raste të hepatitit të papritur. Sipas tyre ka një rritje prej rreth 36 rastesh krahasuar me një javë më parë.

Javën e kaluar, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raportoi gjithsej 614 raste nën hetim në 30 vende.

Rreth një e treta e rasteve, 222, janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 216 të tjera janë raportuar në SHBA.
Shumica e fëmijëve u sëmurën në mars dhe prill.

Sipas të dhënave rastet e hepatitit të papritur nuk mund të lidheshin me një shkak të njohur.

Por OBSH thotë se rastet që po hetohen tani duket se janë të ndryshme nga ato që mjekët kanë parë më parë. Hepatiti shfaqet shpejt dhe duket të jetë më i rëndë klinikisht. Ka një përqindje të lartë të fëmijëve që zhvillojnë dëmtim të mëlçisë.

Nga një grup prej 156 rastesh me të dhëna për shtrimin në spital, rreth 14% kërkonin kujdes intensiv dhe 12% kishin nevojë për transplantim të mëlçisë.

Shumica e fëmijëve të prekur (75%) janë të vegjël, nën moshën 5 vjeç. Shumica ishin të shëndetshëm përpara se të sëmureshin.

Viruset e zakonshme që dihet se shkaktojnë hepatit, janë përjashtuar te këta fëmijë. Lidhja më e fortë mes rasteve duket se është një virus i quajtur adenovirus 41. Adenovirusi dihet se shkakton shqetësime në stomak si diarre dhe të vjella. Shumë nga fëmijët e prekur i raportuan këto simptoma përpara se të kalonin në verdhëz.

Por adenovirusi 41 nuk është një fajtor i dukshëm, thonë ekspertët.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një studim për të përcaktuar nëse adenovirusi 41 zbulohet më shpesh tek fëmijët me hepatit sesa tek të tjerët. Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë gjetur një rritje të aktivitetit të adenovirusit. Ata shtuan se andenovirusi bashkë-qarkullon me Covid-19.
OBSH thotë se SARS-CoV-2 është zbuluar në një numër rastesh, megjithëse të dhënat janë të paplota.
Studiuesit po kërkojnë gjithashtu shkaqe të tjera të mundshme, duke përfshirë ekspozimet mjedisore, toksinat dhe ndoshta bashkë-infeksionet me një virus tjetër./ CNN/“Si

Lini një Përgjigje