Dështon autonomia spitalore në Itali: 1.6 milionë familje në varfëri shëndetësore

9 Shkurt 2024, 18:40Shëndeti TEMA
Dështon autonomia spitalore në Itali: 1.6 milionë familje në

Avvenire” shkruan sot se sipas një raporti të studios “Svimez” dhe fondacionit “Save the Children”, diferencat mes shërbimeve shëndetësore në veriun e Italisë me Jugun janë rritur.

"Persistojnë dy nivele të cilësisë shëndetësore mes veriut dhe jugut, me Jugun që është një pacient kronik: në Jug, varfëria shëndetësore prek 8% të njësive familjare, dy herë më shumë sesa në Veri që shifra është 4%.

Bëhet fjalë për 1.6 milionë familje në total, nga të cilat 700 000 në Jug që shpesh heqin dorë nga kurimi…për shkak të listave të pritjes dhe nga ana tjetër është alternativa e prenotimit me pagesë", citon gazeta në fjalë raportin.

Gjithçka lidhet me shpenzimet për shëndetin diferencojnë mes një rajoni dhe tjetri, ndërkohë që shërbimi kërkohet në mënyrë unike dhe të njëjtë për të gjithë. Më e rëndësishmja këtu është fakti se raporti evidenton faktin se autonomia financiare dhe e administrimit do të përkeqësojë gjërat. Sepse dallimet ekonomike nga një rajon në tjetrin priren të thellojnë dallimet edhe më shumë dhe këtu vjen në plan të parë nevoja për të ndërhyrjë në nivel kombëtar.

Autonomia si nocion vepron edhe në Shqipëri, një vend ku diskutohet shumë për situatën e shëndetësisë, por nuk ka ende një strategji reale për korigjimin e situatës. Spitalet rajonale, autonomia, investimet në pajisje nuk bëjnë asgjë për të shmangur sidomos korrupsionin dhe përfitimin nga sektori privat, ndërkohë që vlera e kontributeve për mbulim universal është e qartë se nuk mjaftojnë.

Shqipëria vuan edhe nga problemi i barnave dhe rimbursimit dhe këtu përvoja apo vërejtja në Itali duhet të shihet si këmbanë për të kuptuar se nuk ka asnjë recetë çudibërëse. Edhe brenda logjikës së ligjit në fuqi ku nuk e dimë ende sesi është zbatuar autonomia e pretenduar.

1 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Autonomia e spitaleve bashkë me legjitimimin e mjekëve për të punuar jashtë orarit të punës si privatë në spitalet publike do t'i largojë shtresat e varfëra nga kërkimi i kujdesit mjekësor. Kjo do të ndodhë sepse mjekët do t"u lënë qëllimisht orar pas dite, pra t'i çojnë te ofrimi i shërbimit privat. Viktimat e këtyre ligjeve do të jenë ata që qeveria pretendon se do t'i ndihmojë me anë të tyre. Në të vërtetë, kuptohet lehtë që, qëllimi i fshehtë i qeverisë nuk është kujdesi për nevojtarët shëndetësorë por joshja e mjekëve me përfitime në kurriz të të sëmurëvr, përfitime këto që, sipas hamendjes së qeverisë do shërbejnë si mjet tundimi për parandalimin e largimit të mjekëve nga Shqipëria. E, nëse ndodh të pakësohen largimet, atëherë merita nuk është e qeverisë por e morisë së të sëmurëve.

    Lini një Përgjigje