Infarkti në zemër, studimi i ri: Pse një vizitë tek okulisti mund të parashikojë rreziqet!

13 Qershor 2022, 16:27Shëndeti TEMA

Infarkti në zemër, studimi i ri: Pse një vizitë tek okulisti

Rreziku i një infarkti në zemër mund të parashikohet nga një vizitë okulistike rutinë, jo invazive. Është ky rezultati i studimit më të fundit të Shoqërisë Europiane për Gjenetikën njerëzore. Shkencëtarët zbuluan se kombinimi i informacioneve mbi enët e gjakut në retinë me faktorët klinikë tradicionalë ka lejuar identifikimin më të mirë të mundësisë së një infarkti në zemër.

Ana Villaplana-Velasco, shkencëtare e “Usher dhe Roslin Institutes” në universitetin e Edimburg shpjegoi se ndryshimet në vaskularizimin e retinës mund të ofrojnë informacione të ndryshme për shëndetin e një njeriu

Ajo dhe kolegët e saj vendosën që në këtë pikë të përdorin imazhinimin e retinës, një teknikë e konsideruar si jo invazive, pikërisht për këtë qëllim. Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët analizuan modelet komplekse të degëzimit të sistemit vaskular të retinës duke analizuar të dhënat e përfshira në një biobankë britanike që mbulon të dhënat e shëndetit dhe stilit të jetesës së 500 mijë njerëzve.

Përfundimisht, studiuesit zbuluan se një madhësi e veçantë e retinës, e quajtur madhësia fraktale, së bashku me modele të ndryshme të degëzimit të enëve të gjakut, mund të lidhet me rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës dhe rrjedhimisht me infarktin e miokardit.

Një zbulim befasues që në fakt krijon një model të ri vlerësimi që lejon klasifikimin e subjekteve njerëzore me rrezikun më të madh të infarktit të miokardit më mirë se modelet e tjera të ngjashme të krijuara më parë me një parashikim deri në pesë vjet përpara ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje