“Hepatiti akut, Shqipëria asnjë rrezik”

12 Qershor 2022, 19:17Shëndeti TEMA

“Hepatiti akut, Shqipëria asnjë rrezik”

Rastet me hepatiti akut i cili prek më rëndë moshën pediatrike janë drejt rënies.  Studimeve botërore sipas eksperti Ilir Alimehmeti, tregojnë se hepatiti akut është një infeksion bashkëshoqërues i adenoviruseve dhe koronavirusit në situatë postpandemi por deri tani nuk është mbërritur në një përfundim.

Një nga hipotezat më të bazuara që u vu në dukje nga shkencëtarët izraelitë ishte infektimi nga 0 deri në 3 muaj më parë nga një variant i rrallë i Deltës.

Sipas epidemiologut, rreziku i hepatiti akut me origjinë të panjohur për Shqipërinë është shumë i ulët pasi vala e variantit Delta ka shumë muaj që është spostuar nga Omicron.

Rastet në botë tregojnë se ato nuk kanë lidhje epidemiologjike me njëri-tjetrin.

Të dhënat e fundit të OBSH  tregojnë se janë rreth  650 raste të mundshme me hepatit akut me origjinë të panjohur të përhapura në 33 shtete të botës.

1 Komente

  1. B
    Baliu

    Asnje rrezik, por prap duhet te brengosemi, sepse nuk i dihet!

    Lini një Përgjigje