Eksperimenti i fundit sjell optimizëm për shërimin e kancerit

7 Qershor 2022, 16:53Shëndeti TEMA

Eksperimenti i fundit sjell optimizëm për shërimin e kancerit

Sipas një punimi të ri të botuar në The New England Journal of Medicine, një provë e vogël klinike me 12 pacientë me kancer të zorrës së trashë dha rezultat pozitiv te 100% prej tyre.

Të gjithë pacientët morën dotarlimab, një antitrup monoklonal, çdo 3 javë për 6 muaj. Gjatë ndjekjes, në skanime MRI, skanime PET, biopsi, teste endoskopike dhe ekzaminime fizike nuk kishte më gjurmë të kancerit.

"Unë besoj se kjo është hera e parë që kjo ndodh në historinë e kancerit," tha për New York Times Luis Diaz Jr., autori i studimit dhe një onkolog në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju-Jork.

Studimi, i cili u sponsorizua nga kompania e barnave GlaxoSmithKline, u prezantua të dielën në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike. Autorët e studimit raportuan disa surpriza:

- Asnjë nga pacientët nuk kishte nevojë për trajtime të tjera të lidhura me kancerin rektal, si operacioni ose kimioterapia;

- Asnjëri nuk pati komplikime të rëndësishme klinike.

Zakonisht, rreth 1 në 5 pacientë kanë një reagim jo të mirë ndaj ilaçeve si dotarlimab, i cili është një frenues i pikës së kontrollit, sipas Times. Ilaçi zbulon qelizat e kancerit në sistemin imunitar, duke e lejuar atë të identifikojë dhe shkatërrojë qelizat. Komplikimet e rënda mund të përfshijnë dobësi të muskujve dhe vështirësi në gëlltitje.

Studiuesit e kancerit ranë dakord se rezultatet do të duhet të përsëriten në studime më të mëdha, kryesisht për shkak se studimi i vogël u fokusua në pacientët që kishin një nënshkrim të rrallë gjenetik në tumoret e tyre, i njohur si mungesa e riparimit të mospërputhjes. Pacientët kishin gjithashtu kancer rektal të avancuar lokalisht, i cili ishte përhapur në rektum dhe në disa raste në nyjet limfatike, por jo në organe të tjera.

“Rezultatet kanë sjellë një optimizëm të madh", shkroi Hanna Sanoff, një onkologe në Qendrën Gjithëpërfshirëse të Kancerit Lineberger të Universitetit të Karolinës së Veriut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

Por studimi ishte i vogël, vuri në dukje ajo, dhe do të duhet kohë për të dalë në rezultate finale.

“Shumë pak dihet për kohëzgjatjen e periudhës së nevojshme për të zbuluar nëse një përgjigje e plotë klinike ndaj dotarlimab barazohet me shërim,” shkroi ajo.

Gazeta raportoi se ilaçi kushton rreth 11,000 dollarë për dozë.

Lini një Përgjigje