Vaksina ‘Pfizer’, studimi i parë në Shqipëri: Antitrupat ndryshuan sipas gjinisë e moshës, nuk pati efekte negative post-vaksinë

3 Qershor 2022, 16:57Shëndeti TEMA

Vaksina ‘Pfizer’, studimi i parë në Shqipëri:

Në studimin e parë të nivelit të antitrupave për Covid-19 të bërë në Shqipëri tregohet se pacientët e vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer-Biontech kanë pësuar rënie të antitrupave.


Të dhënat tregojnë se nuk ka një tregues të efekteve negative post-vaksinë. Gjithashtu, është konstatuar se përgjigja imunitare është më e ulët tek individët më të mëdhenj se 50 vjeç, se sa të rinjtë.
Studimi u përgatiti nga infeksionisti Edmond Puca në shërbimin e sëmundjeve Infektive, QSUT, Ridvana Mediu nga departamenti i Shkencave Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë dhe Ariol Rama nga Kolegji Logos.

“Të dhënat tona nuk zbulojnë asnjë ndryshim statistikisht domethënës të titrave të SARS-CoV-2 IgG midis pacientëve mbi dhe nën 55 vjeç pas vaksinimit. Gjinia ishte gjithashtu një faktor i rëndësishëm në përgjigjen imune të shkaktuar me vaksinim. Veçanërisht femrat kishin një përgjigje më të fortë imunitare dhe një rënie më të shpejtë të titrit të antitrupave në krahasim me meshkujt”, thuhet më tej në studim.

Studimi u krye në bazë të analizave të kryera nga ekspertët.


Studimi i botuar në revistën mjekësore " The Journal of Infection in Developing Countries", përfshinte 187 pacientë të përzgjedhur rastësisht. Ata kishin kryer ekzaminime laboratorike në Laboratorin e Dr. Limbach në Shqipëri.
Pacientët u ndanë në grupin e rasteve që përfshinte 119 pacientë me antitrupa pozitivë SARS-CoV-2 IgG, me dy doza. Në këtë grup mosha mesatare ishte 49-vjeç.


Ndërsa grupi i dytë përfshinte 68 pacientë që ishin negative për antitrupat SARS-CoV-2 IgG. Mosha mesatare në këtë grup ishte 43-vjeç.
Të dy grupet, kishin moshë dhe gjini të ngjashme dhe nuk kishin probleme të tjera shëndetësore.

Ekspertët kanë shkruar se është demonstruar edhe roli i estrogjenit tek gratë si një rregullator i rëndësishëm i uljes së enzimës 2 të konvertimit të angiotenzinë, e cila është një receptor i njohur i SARS-CoV-2.

Sipas të dhënave, shprehja e gjeneve të kromozomeve X dhe Y gjithashtu ndikon në përgjigje të ndryshme imunologjike ndaj vaksinimit.

2 Komente

  1. B
    Baliu

    Por kerkonte shum doza perforcuese!!!

    1. A
      Arzt

      Studim bythe. Duhej studim per te vertetuar renien e antitrupave? Antitrupat bien, eshte normale, por kjo nuk dmth se kemi nevoje per doza perforcuese, sepse trupi nuk mund te shpenzoje energji kot per prodhimin e vazhdueshem te çdo lloj antitrupi. Pas nje fare kohe ato qe e trashegojne edhe e garantojne memorien imunitare jane qelizat B te memories. Nga ana tjeter Vetem ne Shqiperi nuk paska patur efekte anesore vaksina

      Lini një Përgjigje