A duhet të trajtohet gripi si Covid-19?

31 Maj 2022, 13:31Shëndeti TEMA

A duhet të trajtohet gripi si Covid-19?

Pandemia e Covid-19 ende nuk ka mbaruar. Gjatë javës së kaluar, një në 60 të rritur në Britani rezultoi i infektuar; 16,035 njerëz kanë vdekur nga virusi që nga 23 shkurti, kur Anglia hoqi masat kufizuese.

Por vetëm një variant i ri, më i dëmshëm do të nxiste rikthimin e rregullave të së shkuarës.

Plani i qeverisë është menaxhimi i sëmundjes në një “mënyrë të ngjashme me sëmundjet e tjera ekzistuese të frymëmarrjes” siç është gripi. Në praktikë, kjo do të thotë më pak mbikëqyrje, më pak vaksinime dhe një gatishmëri më e madhe për të mësuar të jetojmë me Covid.

Kjo duket e arsyeshme për shumë njerëz. Por kjo nuk është alternativa e vetme.  Një tjetër do të ishte trajtimi i gripit si Covid.

“Ka një fatalizëm për gripin,” thotë profesor Ajit Lalvani i Imperial College London. “Çdo vit  qendrat shëndetësorë mbushen nga pacietë të sëmurë nga gripi. Zbatimi i mësimeve të nxjerra nga Covid mund të jetë i dobishëm.”

Nëse ka ekzistuar ndonjë moment për të gjetur zgjedhje të tjera për sëmundjen, koha është pikërisht tani. Mundësia për të nxjerrë mësime nga pandemia është më e madhe ndërsa situata është ende e freskët.

Epidemiologët janë të shqetësuar gjithashtu se për shkak të dy viteve të pandemisë imuniteti është ulur në nivelet më të ulëta. Kjo mund të rrisë numrin e rasteve me grip këtë dimër, në një pikë kur listat e mëdha të pritjes do të dëmtojnë  Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (nhs).

Përpara se të pyesni se çfarë mund të bëjmë, duhet tia nisim me atë se si janë gjërat zakonisht. Vlerësimet para-covid bazuar në sondazhet serologjike sugjerojnë se një në pesë britanikë preken nga gripi çdo vit.

Një studim i vitit 2007 vlerësoi se gripi rezulton në rreth 800,000 vizita çdo vit. Ndryshe nga Covid, si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit janë veçanërisht të prekur: fëmijët nën 14 vjeç përbënin dy të tretat e atyre vizitave.

Nëse një infeksion respirator përkeqësohet nevojitet trajtim në spital. Rreth 40,000 njerëz shtrohen në spital çdo vit me vështirësi në frymëmarrje të shkaktuara nga gripi; kostoja mesatare totale e pacientëve është 7,500 paund.

Për shkak se infeksionet e frymëmarrjes zhillohen ngadalë, pacientët qëndrojnë mesatarisht të shtruar 11 ditë. Si rezultat, gripi kërcënon shpesh të pushtojë NHS-të gjatë pikut të dimrit, kur zënia e 100,000 shtretërve spitalorë të sistemit rritet nga rreth 88% në mbi 95%, raporton abcnews.al.

Të dhënat zyrtare sugjerojnë se, mesatarisht, rreth 500 njerëz vdisnin nga gripi çdo vit në dekadën deri në vitin 2020. Por duke qenë se infeksionet e gripit nuk diagnostikohen sistematikisht, ky numër është i nënvlerësuar.

Sipas të dhënave, mesatarisht 10,000 persona kanë vdekur çdo vit nga gripi në dhjetë vitet deri në vitin 2020; në dimrin e 2014-15 vdiqën rreth 29,000.Kjo është më pak se Covid, i cili parashikohet të shkaktojë rreth 60,000 viktima këtë vit.

Linja e parë e mbrojtjes kundër çdo virusi, nëse është i disponueshëm, janë vaksinat. Ndërsa të gjithë filluan të ndërgjegjësoheshin për sa i përket vaksinimit, përqinja e personave mbi 65 vjeç që u vaksinuan kundër gripit u rrit në 80% në vitin 2021, duke përmbushur objektivin e të paktën 75% për herë të parë.

Të rriturve nga mosha 50 deri në 64 vjeç dhe fëmijët nga 11 deri në 15 vjeç iu ofrua një vaksinë falas gjatë sezonit të gripit 2021-2022, për shembull, por nuk do të jetë për dimrin e ardhshëm; Komiteti i Përbashkët i Britanisë për Vaksinimin dhe Imunizimin kishte kërkuar që programi për nxënësit e shkollave të zgjerohej.

Linja tjetër e mbrojtjes është mbikëqyrja, për të monitoruar nivelet e infeksionit dhe llojet e reja, dhe për të ndarë burimet e kujdesit shëndetësor në përputhje me rrethanat. Për momentin, mbikëqyrja e gripit në Britani, e cila vlerësohet të kushtojë rreth 1 milion paund në vit, kryesisht konsiston në mbledhjen e të dhënave të sëmundjeve të ngjashme me gripin nga një mostër e operacioneve dhe tendencave të kërkimit nga Google.

Sipas profesorit John Edmunds i Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër: “Vëzhgimi i gripit është si një rrjet me vrima masive në të: asgjë nuk kapet”.

Për Covid-in, në të kundërt, Zyra për Statistikat Kombëtare (on) analizon 75,000 shtupa çdo javë dhe kryen analiza të avancuara statistikore për të modeluar shkallët e infeksionit për grupe të ndryshme njerëzish.

Sondazhi i ka kushtuar qeverisë 390 milion paund në vit.

Falë pandemisë, njerëzit gjithashtu u bënë të njohur me idenë e testimit në shtëpi. Ekzistojnë teste të antigjenit si për gripin, ashtu edhe për Covidin edhe për sëmundje të tjera, të cilat përdoren në spitale në disa raste.

Vënia në dispozicion e viruseve të gripit dhe COVID për përdorim në shtëpi me kostot e tregut mund të zvogëlojë transmetimin. Ndoshta një e katërta e vdekjeve nga gripi zakonisht ndodhin midis banorëve që jetojnë në azile.

Më në fund, pandemia nxorri në pah se sa testimi i shpejtë  mund të japë rezultate të habitshme. Provat në shkallë të gjerë të Covid-it të koordinuara nga akademikë në Universitetin e Oksfordit zbuluan, për shembull se Dexamethasone uli vdekjet me një të tretën midis pacientëve që ishin në ventilator.

Ekziston një mënyrë tjetër në të cilën pandemia ka reduktuar transmetimin e gripit në të ardhmen. Në mesin e njerëzve që kanë mundësi të punojnë në distancë, 70% u thanë të rinjve në maj se kishin më shumë gjasa tani, në krahashim me para-pandemisë, të qëndronin në shtëpi edhe nëse do të ishin me grip.

Ata që ende kanë pasoja, kanë më shumë gjasa të mbajnë maska ​​sesa përpara Covid. Por në mënyra të tjera, qasja ndaj gripit nuk duket se do të ndryshojë dukshëm në vazhdën e pandemisë./  The Economist - Përktheu: abcnews.al

Lini një Përgjigje