OBSH: Duhani po vret 8 milion njerëz në ditë dhe po shkatërron ekosistemin

31 Maj 2022, 22:00Shëndeti TEMA

OBSH: Duhani po vret 8 milion njerëz në ditë dhe po

Duhani vret njerëzit, por edhe ambientin. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përsëritur këtë mesazh në Ditën Botërore kundër duhanit dhe e ka ilustruar atë me të dhëna shqetësuese.

“Duhani vret rreth 8 milionë njerëz çdo ditë të vitit. Por a e dimë ne këtë? Ai po shkatërron gjithashtu rreth 600 milionë pemë, ose 200 mijë hektarë tokë. Ndërkohë, 84 milionë tonelata CO2 dhe 22 miliardë tonë ujë është kostoja e rritjes së duhanit”, tha Rüdiger Krech, zyrtar i OBSH-së.

Dëmet ndaj shëndetit, pyjeve, bujqësisë dhe oqeaneve bëhen të gjitha bashkë.

“Janë 4.5 trilionë bishta cigaresh që hidhen çdo vit në dete, lumenj dhe oqeane dhe çdo bisht cigareje ndot rreth 100 litra ujë”, u shpreh ai.

Por nuk ka vetëm lajme të këqija. Sipas OBSH-së, rreth 700 milionë nga 1.3 miliardë përdorues të duhanit në botë planifikojnë ta lënë atë, edhe pse shkëputja nga vartësia e tij.

5 Komente

  1. P
    Patriot

    Duhani po vrete 8 million njerez kurse kanabis po rinone (cmende) 16 milion njerez prandaj po legalizohet ne te gjithe boten. Rezultati vrasje masive ne shkolla.

    1. X
      Xherri

      8000000 ne dite= me 2.93 miliard ne vit=me 4o% te popullsise boterore!!!!!!!Mero gjej nji redaktor qe di pak mathematike????????

      1. K
        Kaqolgazetar

        Ne vit more koqe kandari ne vit! Se e shuajte njerzimin ne 3 vjet.

        1. S
          Shqiptari

          Oooo ju duhanpires,po lereni duhanin se shkatrruat globin. Beni pak sakrifice. Askush s'po ju kerkon te bini deshmore per atdhe ,por ta lini duhanin eshte sakrifice e vogel. Tua lem femijeve tane,niperve e mbesave nje bote me te jetueshme.

          1. R
            Rrok Ndoci

            8 Mil njerez ne dite vritka...???????? Dmth me kete logjike ne nje vit vret gati 3 Miliard dhe per 3 vjet i bie qe te gjithe te kemi ikur. Hajde zyrtar i OBSH hajde. Keshtu harxhohen leket e kontribuesve te shkrete per keta pseudo eksperte. Ne kete rast nuk eshte lapsus i gazetarit se dhe tek Euronews e degjova ne version orogjinal dhe kllufi keshtu ishte shprehur

            Lini një Përgjigje