The Economist
Kur rrahjet e zemrës janë jashtë sinkronizimit, mund të jetë për shkak për formimin e mpiksjes së gjakut. Fibrilacioni atrial shkakton një të katërtën e më shumë se 100,000 sulmeve në zemëtr në Britani çdo vit.
Shumica e tyre nuk do të ndodhnin kurrë nëse personat në fjalë do të merrnin trajnimin e duhur për aritminë e zemrës, por së pari duhet gjetur. Testet janë të kushtueshme dhe të pasakta, por Apple Watches, dhe së shpejti Fitbits, mund ta zbulojnë atë, janë shumë më të lira dhe mund të shpëtojnë jetën e atyre që janë në rrezik.
Ky është vetëm një shembull i revolucionit gati për të transformuar mjekësinë. Orët inteligjente dhe unazat, gjurmuesit e fitnesit dhe një sërë pajisjesh të tjera mund të regjistrojnë mbi 7500 variabla fiziologjikë dhe të sjelljes, raporton abcnews.al.
Disa prej tyre janë më të dobishme se të tjerat, padyshim. Firmat individuale mund të vijnë dhe të shkojnë, por aksesorët teknologjikë dhe inteligjenca artificiale duket se do të riformësojnë kujdesin shëndetësor në tre mënyra të mëdha: diagnoza e hershme, trajtimi i personalizuar dhe menaxhimi i sëmundjeve kronike.
Secili premton të ulë kostot dhe të shpëtojë jetë.
Filloni me diagnostikimin. Këto pajisje mund të zbulojnë anomali që ne shpesh nuk i vëmë re. Sensorët zbulojnë nëse sistemi imunitar i një personi të moshuar fillon të dobësohet.
Një unazë inteligjente për shembull mund të ndihmojë një grua të mbetet shtatzënë, duke parashikuar ciklin e saj menstrual. Mund të zbulojë gjithashtu shtatzëninë më pak se një javë pas konceptimit (shumë gra vazhdojnë të pinë ose pinë duhan për javë të tëra para se të kuptojnë se janë shtatzënë).
Shumica e ilaçeve funksionojnë në vetëm 30-50% të pacientëve. Tek një person, ngrënia e bananeve rregullisht zvogëlon sheqerin në gjak; por tek një tjetër, rrit sheqerin në gjak në nivele që, me kalimin e kohës, mund të shkaktojnë dëme. Këto regjime janë më efektive, më pak kufizuese dhe për rrjedhojë janë më të lehta për t’u ndjekur sesa ato të një madhësie që i përshtatet të gjithëve.
Sipas një studimi gjerman, monotorimi i pacientëve me probleme të zemrës uli vdekshmërinë dhe shtrimin në spital me një të tretën. Dhe pajisjet eknologjike mund të transformojnë sëmundje kronike, siç është diabeti.
Rreth 80% e sëmundjeve mund të parandalohen nga ndryshimet në mënyrën se si njerëzit kujdesën për organizmin e tyre. Të ecësh rreth 1000 hapa (0,7 km) në ditë ul vdekshmërinë me 6-36% në varësi të fakti se sa kohë qëndroni ulur.
Amerika shpenzon 10,000-20,000 dollarë në vit për pacient me diabet dhe rreth 280 miliardë dollarë në vit në nivel kombëtar, gjysma e të gjithë buxhetit të shkollave publike.
Një aplikacion për kontrollin e diabetit ka treguar se ul koston për pacient me 1,400-5,000 dollarë. Shkalla e të gjitha këtyre përfitimeve premton të jetë e madhe. Një nga arsyet për të qënë optimist është se rreth 200 milionë pajisje u shitën në vitin 2020 dhe dy herë më shumë pritet të shiten në vitin 2026.
Një në katër amerikanë zotëron një aksesor teknologjik. Telefonat inteligjentë shërbejnë si një platformë për novatorët. Brenda një ose dy viti një pajisje që mund të mbahet në kyçin tuaj mund të matë në mënyrë jo-invazive sheqerin në gjak, alkoolin dhe hidratimin tuaj, si dhe tregues të ndryshëm të inflamacionit, funksionit të veshkave dhe mëlçisë.
Por si çdo pajisje teknologjike dhe ato kanë defekte. Të dhënat shëndetësore janë të vlefshme, por mund të abuzohen nga prodhuesit e pajisjeve. Shtresat e ulëta mund të mos kenë mundësi të blejnë pajijse të tilla, por shqetësimi më i madh është se burokracia e kujdesit shëndetësor.
Por profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë gjithashtu një rol jetësor. Kujdesi shëndetësor është një industri konservatore. Megjithatë, rrezikon të ngadalësojë përdorimin e mjekësisë digjitale jo vetëm për shkak të shqetësimeve për sigurinë, por për shkak të inercisë së rregullatorëve dhe standarteve.
Të dhënat e pacientëve duhet të lidhen me sistemet e të dhënave mjekësore. Praktikantët kanë nevojë për protokolle se si të përdorin teknologjinë e re. Mjekët duhet të trajnohen dhe të rimbursohen për ofrimin e trajtimeve digjitale dhe rishikimin e të dhënave.
Është një listë e gjatë dhe e frikshme. Por përfitimi, në para dhe mirëqenie, ka të ngjarë të jetë i madh. Ka ardhur koha për të përveshur mëngët dhe për të përgatitur kujdesin shëndetësor për epokën e re.
Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Po mo kurva po ,keni gjetur dhe po ju po risni nje brez qe shyqyr zotit nuk jam pjese e ketij brezi te ri qe po I ktheni ne manekine qe vec per Instagram, Facebook ,fhe riete sociale e kane mendjen dhe nuk e kuptojne se po ju iken jeta neper shale tani do tju futni dhe kete microchip qe ti vertitni sì kuklla dhe shyqyr dhe Amerika ketij brezi I krijovi dhe komoditetin me pashaporten neutrale qe naten je bure po diten tjeter mund te behesh dhe grua, per ata qe kane ndonje sygjerim le te bejne nje xhiro ne dubai se ka dale dhe aty nje risi porta potty, dhe ta provojnene qe te pakten mos ikin pa ndonje pishman nga kjo bote qe sa po vjen dhe po shkon ne te semes, hallelujah per cfare po na servirin breath e ring lum ne
lekso vdis sa më shpejt që të shpëtosh!! si nga i adhuruari tënd,putana atomike e rusisë,por dhe nga çipi i billit! unë e di përse nuk e do çipin e billit! sse është shumë i vogël,ti do të preferoje çipin e gomarit në byhtë!!ai do të të bënte derman dhe mbi të gjitha do të të mbyllte gojën!! një rrugë e dy punë!!
Cipi do te nise si nje dicka per shendetin mjekesor dhe do te perfundoje ne kontrollin e njerezve. Njerezit nuk do te lejohen te blejne ushqime nese i kalojne gazin karbonik qe do te eliminonin duke ngrene ushqimet qe blejne madje do te ndalojhen te blejne ushqime pertej kufijve qe lejohen te blejne. Njerezit do te pengohen te udhetojne nese jane kunder qeverive, njerezit edhe mund te vriten me ndalimin e zemres nga ata qe kontrollojne cipin dhe mundesite per ti perdorur cipet kunder njerezimit jane te pafundme. A e mendoni se cfare mund ti shkaktoje nje njeriu ne cip qe leshon rryme elektrike dhe qe mund ti jape nje shok elektrik ose ti vrase dalengadale.
Ka nevoje per nje liber te ri oruellian.