‘Do takohemi pas dy vitesh për një sëmundje të re’. Ekspertët: Duhet kufizuar përhapja

3 Qershor 2022, 14:42Shëndeti TEMA

‘Do takohemi pas dy vitesh për një sëmundje të

Rastet e lisë së majmunëve në vendet më të pasura perëndimore “ndezën” një stuhi kërkimesh shkencore. Nga ana tjetër ekspertët shëndetësor po bëjnë thirrje që të sigurohen vendet me të ardhura të ulëta me vaksina e ilaçe.
Më shumë se 550 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve janë raportuar nga të paktën 30 vende sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).


Shkencëtarët janë të hutuar se çfarë po nxit numrin aktual të rasteve. Vendet në Afrikë kanë përjetuar shpërthime sporadike të lisë së majmunëve, që kur virusi u zbulua për herë të parë te njerëzit në vitin 1970.
“Në Nigeri, ka pasur një shpërthim të vazhdueshëm që nga viti 2017, i cili deri më tani ka rezultuar në 600 raste të dyshuara dhe gati 250 raste të konfirmuara”, tha Ifedayo Adetifa, drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve në një konferencë të OBSH.
Industria biofarmaceutike në javët e fundit ka marrë angazhime për të ofruar vaksina, trajtime për të trajtuar linë e majmunëve.

"Ne duhet të pranojmë se kjo nuk është një sëmundje e re. Kjo nuk është diçka që sapo mësuam se ekzistonte në botë," tha Daniel Bausch, drejtor i lartë, në FIND, aleanca globale për diagnostikimin e sëmundjeve infektive.

Kafshët dhe njerëzit po ndryshojnë sjelljen e tyre, duke përfshirë zakonet e kërkimit të ushqimit
Kjo për t'u përshtatur me ndryshimin e shpejtë të kushteve të motit të lidhura me ndryshimet klimatike, paralajmëroi OBSH.
Kjo tregon që patogjenët që dikur ishin përgjithësisht të kufizuar në gjeografi të caktuara, kanë më shumë gjasa të përhapen më tej.

Të enjten, disa ekspertë shëndetësorë ngritën shqetësime se lija e majmunëve dhe sëmundjet e tjera infektive mund të transmetohen te kafshët nëpërmjet mbetjeve mjekësore njerëzore.
Ata paralajmëruan se duhet vigjilencë e lartë dhe bashkëpunimi global, për të penguar shpërthimin aktual të lisë së majmunëve.
“Është e rëndësishme të kufizohet mënyra e përhapjes. Nëse fokusohemi vetëm te trajtimet, ne ndoshta do të takohemi përsëri pas dy vitesh për një sëmundje të re”, tha William Karesh, president i grupit të punës të Organizatës Botërore për Shëndetin për jetën e egër.

Lini një Përgjigje