Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke folur në cilësinë e infektologut tha se deri tani Lija e majmunëve nuk e ka mundësinë e përhapjes si koronavirusi.
“Sigurisht që ne e përcjellim me vëmendje situatën me vendet e rajonit, por edhe më gjerë dhe në rast se eventualisht paraqiten, atëherë që sigurisht spitalet tona do të jenë të përgatitura për trajtimin e tyre. Nga ajo që dihet deri tani të paktën është nuk e ka mundësinë e përhapjes sikurse COVID-i dhe shpresojmë që mos ta merr atë fuqi dhe atë shpejti por duhet të presim se si po zhvillohet situata”, tha Krasniqi për KP.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për media të shtunën e 4 qershorit ka njoftuar se ka dërguar një mostër në Holandë për një rast të dyshuar me Lijën e majmunëve.
Bazuar në njoftimin e Ministrisë në fjalë, më 3 qershor në Klinikën Infektive është raportuar për një rast të dyshimtë me lijën e majmunit, pacienti në këtë rastë është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit, gjendja i të cilit është stabile.
“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSH në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, thuhet në njoftim.
Çka është sëmundja e lijës së majmunëve?
Albanian Post, javë më parë kishte realizuar një temë lidhur me çështjen e Lijës së Majmunit, pasi i njëjti ishte përhapur me shpejtësi në vende të ndryshme të botës.
Lidhur me këtë infektologu, Gëzim Morina, kishte thënë për AP se “lija e majmunit është sëmundje virale, zonotike që shfaqet kryesisht në zonat tropikale të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore që i takon grupit ORTHOPOXIVIRUS të familjes POKSIVIRIDAE që janë dy variante”.
“Varianti i Kongos i cili është me i rëndë, me vdekshmëri 10 për qind dhe i dyti është varianti i Afrikës Perëndimore i cili është variant më i butë i cili ka vdekshmëri 1% të rasteve të prekura, fatmirësisht rastet e raportuara në Evropë i takojnë variantit të Afrikës Perëndimore”.
Lija e Majmunit perhapet me teper me ane te seksit homoseksual.