Kanceri i gjirit: Preken edhe vajzat e reja 20-vjeçare! Kontrollet duhet të fillojnë herët

25 Tetor 2025, 07:50Shëndeti TEMA
Kanceri i gjirit: Preken edhe vajzat e reja 20-vjeçare! Kontrollet duhet

Mjekja onkologe Anisa Çela ka paralajmëruar për një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me kancer gjiri në Shqipëri, duke theksuar se sëmundja po prek gjithnjë e më shumë mosha të reja, madje edhe vajza në të 20-at.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Çela tha se faktorët gjenetikë luajnë rol të madh dhe bëri apel që gratë me histori familjare të sëmundjes të kryejnë kontrolle të rregullta, edhe nëse janë nën 40 vjeç.

“Kemi pasur raste tumori edhe tek 20-vjeçaret. Një prej tyre e ka kaluar me sukses dhe sot është nënë e dy fëmijëve,” – u shpreh mjekja.

Sipas Çelës, fasha më e prekur mbetet ajo 50–60 vjeç, por rastet po shtohen në të gjitha grupmoshat. Ajo theksoi se kjo lidhet edhe me rritjen e ndërgjegjësimit dhe kryerjen më të shpeshtë të mamografive, që mundësojnë zbulimin e hershëm të sëmundjes.

1 Komente

  1. b
    beni prej Shkodre.

    Mos i besoni mashtruesave si puna e kësaj enculée -loge, që punojne vetëm për euro.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje