Mjeku Kita Sallabanda deklaroi se aktualisht, po punohet për një kapsulë që do të zëvendësojë vaksinën kundër COVID-19.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Sallabanda nënvizoi se një dosje është dërguar në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), ku pritet që të shikohet nga ekspertët.
“Është në proces, është e vërtetë që janë duke u marrë masa, por akoma organizmi evropian nuk e ka aprovuar. Duhet të veprojmë me kritere shkencore.
Mesa di unë, dokumentet kanë shkuar në EMA, janë duke u shqyrtuar në EMA. Për të bërë një aprovim, duhet të shkojë një dosje shumë e madhe në EMA, duhet parë nga ekspertët”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje