Redaktimi bazë, terapia që pastroi kancerin e pashërueshëm të 13-vjeçares

14 Dhjetor 2022, 10:30Shëndeti TEMA

Redaktimi bazë, terapia që pastroi kancerin e pashërueshëm

Kanceri i pashërueshëm i një adoleshenteje është pastruar nga trupi i saj në përdorimin për herë të parë të një terapie të re të quajtur redaktimi bazë.

Të gjitha trajtimet e mëparshme për Alyssa-n kishin dështuar. Kështu që mjekët në spitalin Great Ormond Street në Leicester përdorën “redaktimin bazë”.

Gjashtë muaj më vonë, kanceri është zhdukur, por Alyssa është ende duke u monitoruar në rast se ai kthehet.

Alyssa, e cila është 13 vjeç u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute me qeliza T në maj të vitit të kaluar. Qelizat T supozohet të jenë kujdestarët e trupit por për Alyssa-n ato ishin bërë rrezik dhe po rriteshin jashtë kontrollit.

Kanceri i saj ishte agresiv. Kimioterapia dhe më pas transplantimi i palcës së eshtrave, nuk ishin në gjendje ta çlironin atë nga trupi i saj.

“Përfundimisht do të kisha vdekur”, tha Alyssa.

Ekipi në Great Ormond Street përdori një teknologji të quajtur redaktimi bazë, e cila u shpik vetëm gjashtë vjet më parë.

Bazat janë gjuha e jetës që përmban katër llojet bazë: - adenina (A), citozina (C), guanina (G) dhe timina (T) - ndërtuese të kodit tonë gjenetik.

Redaktimi bazë i lejon shkencëtarët të zmadhojnë një pjesë të saktë të kodit gjenetik dhe më pas të ndryshojnë strukturën molekulare të vetëm një baze, duke e kthyer atë në një tjetër dhe duke ndryshuar udhëzimet gjenetike.

Ekipi i madh i mjekëve dhe shkencëtarëve e përdori këtë mjet për të krijuar një lloj të ri të qelizave T që ishin në gjendje të gjuanin dhe vrisnin qelizat T kanceroze të Alyssa-s.

Ata filluan me qelizat T të shëndetshme që erdhën nga një donator dhe filluan t'i modifikojnë ato.

“Ajo është pacientja e parë që trajtohet me këtë teknologji,” tha Prof Waseem Qasim, nga UCL dhe Great Ormond Street.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "Kanceri i pashërueshëm i një adoleshenteje është pastruar nga trupi i saj në përdorimin për herë të parë të një terapie të re të quajtur redaktimi bazë." ka gjithnjë një herë të të parë,për të pasur një fillim,ashtu si ka shumë herë të para që nuk vazhdojnë me të dytë!! të shpresojmë që të jetë një realizim i ri i shkencës,për të ndihmuar njeriun!! por sidoqoftë para se të këthehen në përdorim të përditshëm,duhet me pyt alFredo kaCon dhe farën e idiotëve ku bën pjesë!! duhet me i pyt,si edi manush çdo të djelë,ku janë të fshehtat e nëndheshme të këtyre "terapive"!dhe ata do të lëshojnë,nga bytha,"bombat" e tyre!!"për të shfarrosur rracën e bardhë dhe atë njerzore,pavarsisht se po shtohemi gjithnjë e më tepër!!

    Lini një Përgjigje