Në vitet e ardhshme do të ketë një rritje të rasteve të avancuara të kancerit të mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë, si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim spanjoll.
Studimi fokusohet në tre lloje kanceri (të mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë), që janë studiuar sipas incidencës, prevalencës dhe ashpërsisë së tyre.
Mbyllja nga pandemia shkaktoi pezullimin e testeve të zbulimit të kancerit dhe tashmë diagnozat mund të shfaqen papritur. Për shembull, për kancerin e mushkërive janë kryer 13 101 skanime më pak krahasuar me vitin 2019, sipas statistikave të Ministrisë spanjolle të Shëndetësisë.
Nisur nga ulja e diagnozave të këtyre tre tumoreve, ekspertët kanë këtë parashikim: “Në vitet në vijim do të ketë një rritje të diagnozave në faza më të avancuara”.
Nuk ka te beje me pandemine, dmth me virusin! Perse nuk thoni te verteten? Rritja e kancerit eshte e lidhur me vaksinat me mARN. Kjo e fundit eshte shume kancerogjene. Sidomos kur mRNA-ja copetohet ne pjeseza me te vogla. Lexoni ore njerez dhe mos shkoni si delet te merrni doza te reja te ketyre solucioneve qe modifikojne ADN-ne e organizmit. Na kane marre ne qafe vrasesit e Pfizer.