"Doktor, nuk dua të ngjaj si janë bërë të gjithë" – Kirurgu Panajot Papa në Apostrof Podcast: Uniformiteti nuk është bukuri

6 Korrik 2025, 17:02Shëndeti TEMA
"Doktor, nuk dua të ngjaj si janë bërë të

Ç’ndodh kur pasqyra nuk reflekton më atë perceptimin që kemi për veten? Përse jemi më të prirur të modifikojmë trupin dhe pamjen tonë për ta përputhur me idenë që kemi për veten dhe jo të përshtatim idenë më pamjen?

Në një botë tashmë të fiksuar me dukjen, bukurinë dhe filtrat, kirurgjia plastike mbetet nga të pakëtat fusha të mjekësisë që gërsheton shëndetin fizik, psikologjinë dhe identitetin Kritikohet shpesh si sipërfaqësore dhe në shërbim të vanitetit, por siç rrëfen Dr. Panajot Papa në këtë episod të Apostrof Podcast, pas kërkesës për të “rregulluar” një hundë apo për të “zhdukur” disa rrudha, fshihen dëshira, pasiguri dhe histori njerëzore.

Dr. Papa tregon për Apostrof se si një numër në rritje pacientësh nuk kërkojnë më vetëm ndryshime fizike, por duan të ndryshojnë mënyrën se si ndihen me veten. Ai shprehet se këta pacientë duhet të ndezin një alarm te çdo kirurg plastik, pasi janë individë që kanë nevojë për mbrojtje dhe jo për ndërhyrje estetike.

Mjeku ndalet edhe te një tjetër fakt shqetësues, që mosha gjithnjë e më të reja po kërkojnë ndërhyrje estetike për shkak të presioneve të ndryshme sociale. Kjo, e kombinuar edhe me faktin se në Shqipëri thuajse kushdo mund të hapë një klinikë estetike – shpesh pa qenë as mjekë – bën që shumë të rinj dhe të reja të përfundojnë në duart e njerëzve që nuk janë profesionistë të shëndetësisë, të cilët u shkaktojnë dëme hera-herës të pariparueshme.

4 Komente

  1. j
    jevgu

    Doktor. E sakte.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elis

      Doktor, Je shumë ok. Jemi bërë të varur nga interneti. Sot, të dukesh është e rëndësisheme Jo të jesh. Pamja dominion, fytyra, flokët, veshja. Kam njé berberané afër shtëpisé dhe vrej që aty vinë disa të rinj e qethen, çdo 3-4 ditë. Pse kaq shpesh, ju s' Jeni bërë ende për tu qeth, pyeta njerin? Dua të dukem njësoj, mu përgjigj. Pastaj leku e koha për tu qethur lêre mos e pyt.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Era

        Dr jeni shumë i saktë në ato që thoni.Shikon vajza të reja bërë buzët si pomp lavamani,”zbukuruar”në nallban jo mjek

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qerosi

          Po ckini me te rinjto mo, duan te zbukurohen e te relaksohen, mire ja u bejne ata doktore, kur gjejne te tille paciente budallenj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje