Pediatria e Fierit merr emrin e mjekut të ndjerë Leonidha Bele, punoi mbi 50 vite në këtë spital

9 Shtator 2022, 21:04Shëndeti TEMA

Pediatria e Fierit merr emrin e mjekut të ndjerë Leonidha Bele, punoi

Pediatria e Spitalit Rajonal të Fierit do të mbajë emrin e mjekut të ndjerë Leonidha Bele.

Pediatria e restauruar dhe që tashmë do të mbajë emrin e mjekut të mirënjohur për qytetin e Fierit por edhe më gjerë, është inaguruar sot nga drejtuesi politik i Fierit, Taulant Balla gjatë një ceremonie ku kanë qenë të pranishëm mjekë të shumtë dhe familjarët e mjekut Bele.

“Leonidha Bele është një model që duhet kujtuar gjithmonë, nëse do të mblidhnim bashkë kontributin e Leonidhës dhe Lirisë, ata bëjnë së bashku një shekull shërbime. Unë nuk e di se si është rritur Koli dhe motra e tij, sepse një çift mjekësh nuk kanë kohë në familje. Unë jam mësuar të bëj punët e shtëpisë, sepse mamaja ime ishte gjithmonë me trune. Në fakt kjo është dhe arsyeja që ne vendimmarrësit duhet të kujtohemi gjithmonë e më shpesh për ata që janë në frontin e parë të luftës”, u shpreh deputeti Taulant Balla.

I lindur në vitin 1943, mjeku Bele iu bashkua stafit të Spitalit Rajonal Fier në fillim të korrikut të vitit 1966 dhe nga janari i vitit 1979 deri në 31 janar të vitit 2004 punoi pranë këtij spitali si mjek Kardiolog Pediater.

Breza të tërë mjekësh punuan e mësuan falë angazhimit të Leonidha Beles, shumë kolegë e kujtojnë sot me nostalgji, për punën e palodhur e profesionale.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    Qoka "Rilindasish"

    1. s
      sapa

      Dhe thone qe nuk ka marre asnje 1000 lekesh bakshish ne karrieren e tij!

      Lini një Përgjigje