Qiellza e hapur dhe buza e lepurit, Dr. Gianluca Gatti: “Kirurgjia në muajt e parë të jetës thelbësore për suksesin dhe ul kostot e trajtimit”

20 Mars 2023, 12:29Shëndeti TEMA

Qiellza e hapur dhe buza e lepurit, Dr. Gianluca Gatti: “Kirurgjia në

Kirurgjia në muajt e parë të jetës është thelbësore në trajtimin me sukses të qiellzës së hapur dhe buzës së lepurit, dy ndër defektet e lindura te fëmijët. Por për fat të keq, kirurgu plastik Dr. Gianluca Gatti ekspert i korigjimit të këtyre deformimeve thotë se nuk janë të rralla rastet e fëmijëve që paraqiten vonë te mjeku. I ardhur sërish pranë Spitalit Amerikan 1 për të trajtuar disa raste te fëmijët e rritur, së bashku me kirurgun ORL, Dr.Alfred Aga, mjeku italian thekson se përvec problemeve funksionale, estetike dhe psikologjike, vonesa në ndërhyrje i bën të domosdoshme terapitë e të folurit duke rritur koston e trajtimit.

“Kemi kryer disa ndërhyrje te fëmijët me qiellzën plotësisht dhe pjesërisht të hapur. Disa prej tyre janë 11-12 vjec dhe kanë probleme me të folurin dhe kjo duhet evituar ndaj kërkojmë të sensibilizojmë që nëse lindin me këtë lloj patologjie operacioni të bëhet në kohën e duhur, pra para se fëmija të fillojë të flasë, që në moshën 6-7 muajsh që ta ndihmojë atë të ushqehet dhe flasë normalisht. Nëse nuk korrigjohet në kohë fëmijët kanë vështirësi të mëdha me të folurin dhe mund të kenë probleme të mëdha me dëgjimin. Pra kur fëmija të ketë mbushur një vjec duhet t’i ketë përfunduar të gjitha kirurgjitë e rindërtimit të qiellzës apo buzës në mënyrë që të mos vuajë nga komplikimet e mundshme, apo incidenca e tyre të jetë shumë e ulët”, u shpreh kirurgu italian.

Dr. Gianluca Gatti vjen nga Qendra e Pizës, e cila kryen mbi 300 operacione të tilla në vit dhe së bashku me Dr. Agën dhe ekipin e sallës në Spitalin Amerikan 1 prej vitesh trajtojnë me sukses këto defekte në një ndërhyrje të vetme.

1 Komente

  1. U
    Universi shprsa ime

    Ju kasapët e spitaleve pse nuk thoni shkakun dhe si të parandalohen deformime të tilla ?

    Lini një Përgjigje