Realizohet në QSUT autotransplanti i palcës së kockave

5 Shtator 2025, 22:11Shëndeti TEMA
Realizohet në QSUT autotransplanti i palcës së kockave

Për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është kryer autotransplanti i palcës së kockave.

Ndërhyrja është realizuar nga mjeku i njohur Arben Ivanaj dhe ekipi i mjekëve të shërbimit të Hematologjisë.

Lajmin e ka shpërndarë vetë shefi i këtij shërbimi, Prof. Arben Ivanaj, i cili ka falënderuar publikisht pacienten, si dhe të gjithë kolegët që asistuan këtë ndërhyrje komplekse.

Realizohet për herë të parë në Shqipëri autotransplanti i palcës së kockave (autologous stem cell transplant) në Shërbimin e Hematologjisë QSUT “Nënë Tereza” (ndonëse me vonesë në raport me vendet e tjera). Falënderimet e para shkojnë për të sëmurën dhe familjen e saj. Mirënjohje bashkëpunëtorëve, Dr. Anila Dukaj, Dr. Valentina Semanaj, Dr. Teuta Dedej,” shkruan mjeku i Ivanaj.

Autotransplanti i palcës së kockave është një procedurë në të cilën qelizat staminale të shëndetshme të një pacienti (qelizat formuese të gjakut) mblidhen nga gjaku ose palca e kockave para trajtimit me komioterapi, ruhen dhe më pas i jepen përsëri pas trajtimit.

Një transplant i qelizave staminale zëvendëson qelizat staminale të pacientit që u shkatërruan nga trajtimi me rrezatim ose me doza të larta të kimioterapisë. Ky lloj transplanti përdoret më shpesh për të trajtuar kanceret e gjakut, si leuçemia dhe limfoma./rtsh.al

Lini një Përgjigje